Panorama Sport (Albania)

Stoli i kuq, e ardhmja e Kolelës vendoset në derbi

- DENIS LALA

Partizani pësoi të mërkurën një humbje shumë të dhimbshme ndaj Vllaznisë në Kupë me shifrat 3-1, që rezultoi të ishte një tronditje e madhe edhe për stolin e të kuqve. Pas ndeshjes, trajneri Kolela nuk pranoi të fliste për mediat dhe kërkoi largimin. Ishin dy drejtorët, Rama dhe Marini, që qetësuan gjithçka, por situata vazhdon të jetë mjaft e agravuar dhe vazhdimi i trajnerit në krye të pankinës nuk është ende një fakt i kryer. Gjithsesi, Kolela vazhdon të stërvitë Partizanin dhe do ta bëjë këtë të paktën deri në derbin me Tiranën. Skuadra zbriti dje në stërvitje, pasi duhet të përgatisë derbin e së hënës. Ashtu siç ishte paralajmër­uar ditën e djeshme nga gazeta, Kolela ka qenë i pranishëm dhe ka drejtuar skuadrën si zakonisht në seancën e zhvilluar në orën 11:00. Pavarësish­t se gjërat duket sikur janë ngjitur momentalis­ht pas thyerjes, në të vërtetë nuk është kështu. E vetmja gjë që do të bënte që Kolela dhe Partizani të ktheheshin si në situatën para Vllaznisë, është fitorja në derbin me Tiranën, që është prova e madhe e vazhdimësi­së së këtij bashkëpuni­mi.

PRAPASKENA­T - Siç gazeta e ka raportuar edhe mbrëmjen e djeshme, Kolela ka qenë tejet i mërzitur pas ndeshjes për arsyen se përtej dhimbjes së humbjes, ai ndien se skuadra nuk e ndjek aspak mbi atë që kërkon. Ai zakonisht nuk mban fjalime pas ndeshjeve në dhomat e zhveshjes, por vendosi ta bëjë atë mbrëmje në tunelet e "Loro Boriçit". Trajneri mësohet se ka pasur kritika për lojën mbrojtëse dhe lojtarët e këtij reparti në veçanti. Më pas ai i ka shprehur futbollist­ëve se kjo ka qenë ndeshja e fundit e tij nën drejtimin e tyre, duka shtuar se ndien sikur ata nuk e ndjekin më dhe ka vendosur të largohet. Këtë ai ia ka bërë të ditur edhe dy drej

torëve, Olsi Ramës dhe Elton Marinit. Këta të fundit, të kapur edhe pak në befasi dhe me idenë e derbit në horizont, janë munduar të qetësojnë trajnerin dhe t'i tregojnë se nuk është ai problemi dhe se duhet të vazhdojë të paktën deri në derbi, për të qartësuar më pas gjithçka. I ndierë sikur po e lë skuadrën në një pikë të rëndësishm­e dhe të vështirë, Kolela ka vendosur të vazhdojë, me një marrëveshj­e verbale të përkohshme, me shpresën se derbi do të fitohet dhe do të bëjë që situata të kthehet në kushte normale.

Deri atëherë, trajneri Kolela do të punojë fort për të përgatitur skuadrën sa më mirë psikologji­kisht dhe taktikisht për të arritur të fitojë sfidën e së hënës. Kjo ndeshje është test për të, por edhe lojtarët do të mundohen të tregojnë se mendimet e tij janë të gabuara.

 ?? ?? Çast nga derbi i fazës së dytë, Tirana-partizani 0-1
Çast nga derbi i fazës së dytë, Tirana-partizani 0-1
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania