Panorama Sport (Albania)

Lajthia: Të përsërisim fazën e parë ndaj Erzenit

-

Xhonatan Lajthia është një nga pikat e forta të Bylisit këtë sezon. Sulmuesi i krahut u afrua te ballshiotë­t në verën e shkuar pas eksperienc­ës me Lushnjën në Kategorinë e Parë. Në Superiore ai është afirmuar si pjesë e Teutës në sezonin 2017-2018, ndërsa në kampionati­n aktual ka qenë në fushë në 17 ndeshje dhe ka arritur të realizojë dy gola me fanellën e mallakastr­iotëve. Në një bisedë për “Panorama Sport”, 24-vjeçari me origjinë nga Kavaja flet për sfidën e radhës që Bylisi do të luajë në shtëpi ndaj Erzenit, të dielën në orën 13:00. Lajthia ka qenë pjesë e shijakasve për dy sezone. “Kam kaluar një eksperienc­ë të mirë te Erzeni, madje ruaj raporte shumë të mira me atë klub, ku fitova goxha eksperienc­ë. Në të tilla kushte i vlerësoj si ekip, pasi këtë sezon kanë qenë mjaft dinjitoz në garë. Arma më e fortë e Erzenit është tifozëria shijakase. Kjo është një ndeshje ku ne po përgatitem­i që të hyjmë në fushë dhe të bëjmë gjithçka për të marrë fitore. Më kujtohet sfida e fazës së parë në Ballsh, kur unë shënova gol dhe bëmë një ndeshje perfekte në çdo aspekt. Këtë dua që të përsërisim edhe të dielën. Kemi një ekip me cilësi, luajmë futboll ndoshta më të mirë edhe se skuadrat e kreut. Mendoj se jemi gabimisht në këto pozita dhe nuk kemi marrë aq sa kemi merituar në fushë”, ka thënë fillimisht Lajthia, i cili e ka nisur karrierën si mesfushor qendre te Teuta, e më pas është spostuar sulmues krahu në skuadrat e tjera. Ai luan më tepër në krahun e majtë të ofensivës. “E pres me shumë emocion këtë sfidë dhe besoj se do të jetë një duel shumë i luftuar, edhe për atë se jemi dy ekipe që luajmë futboll të hapur. Shpresoj shumë që unë ose Kaçorri të shënojmë këtë ndeshje. Kaçorri është një sulmues me potencial dhe lojtar me të dhëna shumë të mira. Kemi krijuar shumë raste dhe kemi shpërdorua­r, por edhe fati na ka munguar. Shpresoj shumë që në këtë ndeshje të kemi fatin me vete dhe Bylisi të dali me 3 pikë. Kjo është një sfidë delikate dhe u bëj thirrje tifozëve që të vinë në stadium të dielën dhe të na mbështesin maksimalis­ht”, ka përfunduar titullari i ballshiotë­ve. Ndërkohë, mungesë e sigurt në këtë takim për Bylisin do të jetë mbrojtësi maqedonas, Aleksandër Damçevski, që mori të kuq ndaj Egnatias. ERJON SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania