Panorama Sport (Albania)

Ëndrra europiane, Egnatia drejt një rekordi historik

-

Në sezonin e kaluar, Egnatia e mbylli kampionati­n me 35 pikë në 36 javë të luajtura, duke i shpëtuar rënies nga elita pas një ndeshjeje shtesë me Korabin. Ndërsa këtë kampionat, skuadra e drejtuar aktualisht nga Edlir Tetova, ka 34 pikë në vetëm 23 javë të zhvilluara. Futbolli në Rrogozhinë ka ecur me ritme të larta dhe kjo është bërë në një kohë të shpejtë. Përtej shumë gjërave të ndryshuara me themel, siç janë fusha e re dhe stadium po i tillë me emrin “Arena Egnatia” (ndërtuar në kohë rekord), kompleksi stërvitor në Lekaj me bar sintetik në kushte ideale, skuadra e këtij sezoni po synon të zërë një vend që i jep për herë të parë Egnatias një biletë europiane. Investimet e mëdha që janë bërë dhe vijojnë të bëhen konfirmojn­ë për hapat konkretë e të rëndësishë­m të hedhur e të materializ­uara edhe në shifra. Statistika­t janë “kokëforta”, prandaj dhe ky sezon mund të quhet pa dyshim historik për klubin rrogozhina­s në elitë.

NDESHJA – Egnatia luan të dielën ndaj Kastriotit në Rrogozhinë dhe përballjet më ketë skuadër asnjëherë nuk kanë qenë të lehta. Nëse sezonin e kaluar katër takimet direkte përfunduan me ndarje të barabartë fitoresh për secilin ekip (nga 2) dhe golaverazh­in e barabartë 5-5) kujtojmë se në këtë sezon është Egnatia që ka marrë një triumf me përmbysje në Kamzë gjatë fazës së dytë (java 15-të). Ishte Kastrioti që në fazën e parë në Rrogozhinë pati barazuar 00. Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve që realizuan në transferta. Egnatia në Ballsh 3-2 me Bylisin dhe Kastrioti në Shkodër 1-0 ndaj Vllaznisë. Edhe pse të martën e kësaj javë ka pasur një jo pak “konsumim” nga ndeshjet çerekfinal­e të Kupës ku Egnatia barazoi 0-0 në fushën e saj me Lacin dhe Kastrioti humbi thellë në Kamzë me Tiranën 1-4, sërish momenti i jep ndeshjes së kësaj të diele shumë herë më tepër vëmendje. Rrogozhina­sit kanë që nga 13 nëntori i vitit të kaluar kur fituan me shifrat 20 ndaj Laçit, që nuk ia dalin të marrin tri pikë në fushën e vet. Egnatia lufton për rreshtimin në zonën që të kualifikon në Europë, një synim ky që klubi e ka për herë të parë në histori. FATMIR EFICA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania