Panorama Sport (Albania)

Taipi: Arbitri na dënoi ndaj Teutës, ja çfarë i thashë

“Nuk kam asnjë dyshim se vazhdimësi­a do të vijë”

- VLADIMIR MEMA

Kapiteni

i Kukësit: Mund ta përmbysim në kthim

Kukësi doli i mundur nga ndeshja e parë në Kupë ndaj Teutës me shifrat 2-0, por ky fakt nuk i demoralizo­n për të tentuar kualifikim­in në ndeshjen e kthimit, për më tepër duke parë se si u mundën dhe atë që prodhoi skuadra në fushë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, kapiteni Gjelbrim Taipi analizon këtë sfidë, duke u ndalur edhe te rastet e dyshimta përgjatë 90 minutave. Sipas tij, Kukësit nuk i mungon motivimi që të tentojë të marrë maksimumin në ndeshjet e mbetura, për më tepër që tani skuadra ka grintë në fushë. Për ndeshjen me Laçin, ai pohon se duhet të tregojnë shumë kujdes.

Taipi, një humbje që ju dhemb shumë në Kupë përballë Teutës. Dominimi nuk mjaftoi për të fituar…

E vërtetë, është një humbje që na dhemb shumë duke pasur nën kontroll për 90 minuta ndeshjen. Të mundemi në atë mënyrë dhemb akoma edhe më shumë.

Ndëshkohen­i me një penallti të dyshimtë dhe keni pasur disa raste për 11metërsh në favor, por që nuk jua dhanë, si edhe rasti juaj me Kotobellin. Çfarë po ndodh, keni ndonjë apel për gjykimin?

Ishte një penallti e dyshimtë, por gjyqtari mori vendimin e tij. Unë isha i pari që shkova t’i kërkoj të shohë në VAR, por as atë gjë nuk e bëri.

Kurse sa u përket dy penalltive të padhëna, ishin dukshëm, si te rasti i Barbosës po ashtu dhe mbajtja e tepërt ndaj meje në kufijtë e zonës nga ana e Kotobellit. Nuk kam ndonjë apel për gjykimin, pasi i thashë edhe arbitrit mos luaj me djersën

tonë, sepse është turp. Po të jetë lojë “fair play” unë do të jem i pari që do ta përgëzoj kundërshta­rin për fitoren.

Megjithatë, keni edhe një ndeshje kthimi për të përmbysur gjithçka, sa besim keni?

E rëndësishm­e është se besimi në skuadër është i madh, jo vetëm për ndeshjen e kthimit, por edhe për përballjet e tjera. Po luajmë futboll të mirë, po vrapojmë të gjithë dhe kjo na motivon akoma më tepër për vazhdimësi­në.

Tani duhet të mendoni për kampionati­n, shkoni në

Laç. Si e shihni këtë ndeshje?

Laçi është një skuadër shumë e fortë dhe ka lojtarë shumë cilësorë. Na duhet shumë kujdes.

Kukësi po prodhon lojë, por nuk ka vazhdimësi në rezultate. Mendoni se do të

vijë seria e fitoreve?

Vazhdimësi­a do të vijë dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim, sepse të gjithë futbollist­ët po japin shpirtin në fushë dhe po luftojnë. Po prodhojmë lojë të mirë që na ka munguar dhe jam i sigurt se do të dalim nga kjo situatë ku jemi.

Kampionati është bërë shumë i fortë në fundin e klasifikim­it, si e shihni garën në javët e mbetura?

Po normalisht gara është bërë shumë e fortë, sepse dallimi nga vendi tetë deri te vendi i katërt është gjashtë pikë. Ky fakt na bën që të mos dorëzohemi deri në fund.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania