Panorama Sport (Albania)

Kuka: Mundim Lushnjën, nuk dua të pësoj asnjë gol

“Vuaj largësinë me familjen, dua ngjitjen për këtë sakrificë”

- ERMAL SIKA

FLAMURTARI/ Portieri: Duhet ta prisja penalltinë e Besës

Klajdi Kukës nuk i pëlqen të pësojë asnjë gol, edhe nëse skuadra e tij do të shënonte 10 të tillë. Edhe pse e gëzon fitorja me Besën, e ka mërzitur penalltia. Në një intervistë për “Panorama Sport”, gardiani që erdhi në Vlorë në momentet e fundit të merkatos, thekson se kampionati është në fazën më të vështirë dhe nuk lejohen gabimet. Ndaj e ka te qartë se me Lushnjën duhet fitorja e radhës. Dëshiron të qëndrojë te kuqezinjtë edhe sezonin tjetër, por qartëson se nuk varet prej tij. Të vetmin peng që ka momentalis­ht, është familja...

Kuka si ndiheni pas fitores me Besën?

Një fitore tërësisht e merituar, ndonëse me mërzit ende goli i pësuar. E mendoj ende. Po të kisha bërë më mirë mund ta kisha pritur penalltinë. Nuk më pëlqen të pësoj edhe sikur të shënojmë 10 gola. Me këtë synim futem gjithmonë në lojë.

Vendi i parë është detyrë e vendosur nga Idrizi, mendoni se e kapni?

Sigurisht që fitoret të çojnë gjithmonë në rrugën e duhur. Kampionati është në fazën e tij më të vështirë dhe nuk të lejohen gabimet.

Këtë javë luani në shtëpi me Lushnjën. Çfarë prisni?

Lushnja është një nga ekipet me traditë dhe meriton respekt, por ne kemi një objektiv që tashmë dihet. Vendi i parë është detyrim për ne. Për ta arritur këtë duhet të fitojmë dhe respektojm­ë çdo ndeshje të radhës, pavarësish­t pozicionit ku kundërshta­ri ndodhet në klasifikim.

Mendoni se ngjitet Flamurtari në Superiore?

Ky ekip është gatuar për t’u ngjitur. Jemi në rrugën e duhur dhe nuk duhet humbur përqendrim­i.

Cilët shikoni si rivalë në këtë fazë të kampionati­t?

Rivalët tanë dihen tashmë, mjafton të shohësh klasifikim­in. Kur rivalët gabojnë ne jemi aty për të përfituar, sikurse edhe ka ndodhur në javët e fundit.

Ju duket një rrugëtim i vështirë në vijim?

Kampionati ka hyrë në fazën e tij më të vështirë dhe çdo ekip bën llogaritë e tij. Gjëja më e rëndësishm­e është që t’i marrim ndeshjet një nga një dhe mos mendojmë për ndeshjet me rivalët direkt.

Si ndiheni në këtë aventurë në Vlorë?

Si të mos ndihesh mirë me këtë klimë të mrekullues­hme që ka Vlora. Shpresoj të përmbushim objektivin si fillim dhe pse jo të qëndroj përsëri këtu, megjithëse nuk është e gjitha në dorën time.

Keni ndonjë peng? Largësia me familjen është aspekti i vetëm që më brengos deri në këto momente. Për këtë sakrificë që po bëj, i kam lënë vetëm dhe e ndiej si detyrim ngjitjen në elitë.

Me kë shoqërohen­i nga shokët e skuadrës?

Përgjithës­isht me të gjithë, por më shumë me Kaloshin. Stërvitemi me njëri-tjetrin dhe jemi më lidhur.

 ?? ?? Klajdi Kuka, portieri 32-vjeçar i Flamurtari­t
Klajdi Kuka, portieri 32-vjeçar i Flamurtari­t
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania