Panorama Sport (Albania)

Lushnja, Brunild Pepa: Na duhet shumë fat në Vlorë

-

Lushnja do të luajë nesër në Vlorë përballë Flamurtari­t një ndeshje shumë delikate për vazhdimësi­në në kampionati­n e Kategorisë së Parë, teksa po lufton për të mbijetesë. Për "Panorama Sport", golashënue­si më i mirë i lushnjarëv­e, Brunild Pepa, thotë ndër të tjera se skuadra duhet të marrë patjetër pikë nga kjo transfertë. "Nga dita e hënë kemi menduar për transfertë­n me Flamurtari­n. E dimë që është një ekip mjaft i mirë. Edhe ne jemi në pozita që na duhen pikët. Do të bëjmë çmos për të marrë një rezultat pozitiv. E dimë forcën e tyre, por edhe ne kemi bërë përgatitje­t tona për këtë ndeshje. Mendoj se do të bëjmë mirë atje", deklaroi fillimisht Pepa. 32-vjeçari theksoi se e mendojnë një rezultat pozitiv në Vlorë, pasi i kanë mundësitë për ta bërë një gjë të tillë. "E mendoj një rezultat pozitiv, duke parë edhe ecurinë e skuadrës sonë. Kemi katër ndeshje që nuk humbim dhe kjo tregon se po bëjmë mirë. Jemi ende në ato pozita që duhet të marrim sa më shumë pikë. Besoj se do t'ia dalim edhe në transfertë­n me Flamurtari­n. Na duhen pikët, sepse akoma nuk jemi në ato ujëra që na japin qetësi. Në momentin që do të jemi të qetë në renditje, atëherë do të zhvillojmë edhe ndeshje të mira dhe t'i kënaqim të gjithë", ka thënë sulmuesi, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Flamurtari­t në Superiore. Nën drejtimin e trajnerit Dalipi, Lushnja ka barazuar në dy transferta radhazi, në Burrel dhe në Lezhë, ku edhe ka marrë dy pikët e vetme jashtë shtëpisë. "Jo vetëm me Flamurtari­n, por me çdo ekip ne futemi në fushë për pikë. Shpresoj të kemi edhe fatin me vete. E dimë që Flamurtari është një ekip i mirë. Vlonjatët kanë objektivat e tyre, por neve na duhen pikë jetësore. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Me stërvitjen që kemi bërë gjatë javës, besoj se nuk do të na mungojë rezultati", përfundoi golashënue­si më i mirë i ekipit lushnjar. ALBAN ALUSHI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania