Panorama Sport (Albania)

Mungesë e mistershme në stërvitje, Pezullime pafund për trajnerë e Çoni: Nuk kam ikur nga Luftëtari lojtarë, e pëson rëndë Pogradeci

SPORT Varianti i administra­torit: Trajneri është pa qejf... DISIPLINA/ Dhunuan arbitrin, Gramshi humb në tavolinë

-

Luftëtari është “zhytur” në krizë. Katër humbje radhazi kanë rënduar pozitat në renditje. Shanse për t’u ngjitur direkt nuk kanë thuajse fare, ndonëse në lojë janë për fazën “play off”. Rrugëtim ky që është vërtetë i gjatë dhe nuk ofron ndonjë garanci. Që situata nuk është e qetë në kamp, kjo është e dukshme. U bën dy ditë që në stërvitje mungon trajneri Arben Çoni. Ka zëra se ka dhënë dorëheqjen për shkak të rezultatev­e negative, e megjithatë nga ana e klubit japin një tjetër variant. Gazeta ka kontaktuar me administra­torin Fotis Kritidhi, i cili shkurtimis­ht deklaroi: “Trajneri është pa qejf, ndaj dhe nuk është paraqitur këto ditë në stërvitje...” Dyshimet shtohen nga fakti që vetë tekniku ia ka komunikuar vendimin e tij edhe lojtarëve. Për këtë motiv kontaktuam edhe me Arben Çonin, që u pyet qartësisht nëse ka ikur apo jo. Përgjigja ishte: “Nuk jam larguar nga Luftëtari”. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vazhdim, por e sigurt është që përgatitje­t këtë javë i ka drejtuar Fotis Kristidhi. Bluzinjtë këtë javë luajnë me Delvinën dhe kthesa është detyrim. Gjatë seancës së djeshme u zhvillua edhe një test brenda familjes, nga i cili pritet të kristalizo­het formacioni. Këtë javë rikthehet pas pezullimit të Alesio Kolonjës, ndërsa duhet parë nëse Stiljan Barka do ta nisë lojën si titullar apo nga stoli. TOMOR SHEHU

“Lumë” dënimesh ka prodhuar java e fundit në futboll. Pasi kanë shqyrtuar që të gjitha ngjarjet e ndodhura, Komisioni i Disiplinës nuk ka kursyer askënd. Nëse nga “Abissnet Superiore” bie në sy vetëm gjoba gjysmëmili­onëshe për Bylisin, pjesa tjetër i takon më së shumti Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë. Vëmendje të madhe ka marrë Elbasani-pogradeci. Plot 7 lojtarë (5 të liqenorëve dhe 2 të verdhebluv­e) dhe 3 zyrtarë të klubit pogradecar janë pezulluar minimalish­t me nga dy ndeshje. Nuk është anashkalua­r as sherri në Gramshival­bona, që solli ndërprerje­n e takimit. Veç masave për zyrtarin që dhunoi arbitrin, ekipi vendës ka humbur ndeshjen në tavolinë dhe të drejtën që të luajë ndeshjet në stadiumin e vet.

JA VENDIMET

1. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.

2. Lojtari i KF Turbina, Omer Musaj, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

3. Zyrtari i KF Turbina, Bledar Malaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

4. Lojtari i KS Korabi, Vilson Lila, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

5. Zyrtari i Besëlidhje­s, Artan Bano, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

6. Zyrtari i KF Vllaznia, Ervis Plori, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

7. Zyrtari i KF Sopoti, Besnik Çota, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

8. Zyrtari i KF Sopoti, Sazan Burra, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

9. Zyrtari i Iliria sh.a, Fatmir Sala, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF Pogradeci, Alfred Zefi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 10 ndeshje nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF Pogradeci, Olger Hyzellari, për sjellje josportive ndaj Zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 6 ndeshje nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF Pogradeci, Andi Çela, për sjellje josportive ndaj Zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 4 ndeshje nga aktiviteti.

13. Lojtari i KF Pogradeci, Guedes da Costa Carlos Henrique, për sulm ndaj kundërshta­rit, pezullohet me 5 ndeshje nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF Pogradeci, Jurges Beqiri, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, pezullohet me 3 ndeshje nga aktiviteti.

15. Zyrtari i KF Pogradeci, Nesti Binishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

16. Zyrtari i KF Pogradeci, Kopi Çerepi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

17. Lojtari i AF Elbasani, Xhulio Jaupi, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, pezullohet me 3 ndeshje nga aktiviteti.

18. Lojtari i AF Elbasani, Albi Gjolena, për sjellje josportive ndaj kundërshta­rit, pezullohet me 3 ndeshje nga aktiviteti.

19. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke hedhur sende në terrenin sportiv, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë. Gjoba të aplikohet në masën 20%.

20. Zyrtari i KF Gramshi, Andrit Bici, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 vite përjashtim nga veprimtari­të futbollist­ike, garat dhe ose nga kampionate­t kombëtare. Zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe aktivitete­t sportive të organizuar­a nga FSHF-JA deri në përfundim të dënimit.

21. KF Gramshi, për dështim në përmbushje­n e përgjegjës­ive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër Valbona FK dhe detyrohet të zhvillojë ndeshjet e mbetura të sezonit 2022-2023 pa spektatorë.

22. Lojtari i FC Dinamo U-19, Albi Azizi, për sjellje të keqe ndaj kundërshta­rit, pezullohet me 6 ndeshje nga aktiviteti.

23. Zyrtari i KF Tirana U-14, Erald Deliallisi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

24. Lojtari i FC Lushnja U19, Klaudio Ibraliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

25. Zyrtari i KF Shkodra U19, Flanres Çako, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti.

26. Lojtari i KF Shkodra U19, Antonio Gjolaj, për sjellje josportive ndaj Zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 6 ndeshje nga aktiviteti.

27. Shënkolli U-17, për aktivizimi­n e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionati­n Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër FC Besa U-17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikim­i.

 ?? ??
 ?? ?? Çast tensioni nga Elbasani-pogradeci
Çast tensioni nga Elbasani-pogradeci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania