Panorama Sport (Albania)

Llogaritë për kthesën, në Lezhë nis “turi i forcës”

Katër ndeshje vendimtare për të kapur ngjitjen direkte

- FATJON RUPI

DINAMO/ Kanë grup të cunguar, por u ndalohen gabimet

Dinamo kërkon kthesën në Lezhë. Kjo transfertë ka marrë një rëndësi të veçantë në kampin kryeqyteta­s, aq sa mund të quhet edhe jetike për fatet e sezonit. Kriza e rezultatev­e dhe humbja e kreut, i ka vendosur në një situatë të papritur. Për të mos rrezikuar misionin “Superiore”, domosdoshm­ërish duhet të fitojnë me Besëlidhje­n. Me ndryshimet në stol, ekipi ka tjetër “impuls”. Që pas ardhjes së Dritan Mehmetit dhe Luan Pinarit, theksi është vendosur pikërisht te motivimi dhe karikimi i grupit. Blutë duhet të tregojë se nuk janë ajo skuadra dy javëve të fundit dhe se ka forca për t’u ngjitur direkt në elitë.

TURI I FORCËS

Nga Lezha nis turi i forcës për blutë e kryeqyteti­t, të cilët kanë katër ndeshje radhazi shumë të vështira. Për këtë arsye fitorja e mundshme ndaj Besëlidhje­s merr vlera jetike për skuadrën e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti. Pas kësaj transferte, vjen Apolonia. Një kundërshta­r me emër që, pavarësish­t se po lufton për qëndrimin në kategori, mbetet gjithmonë një “kockë e fortë”. Për të ardhur pastaj te transferta vlonjate. Dinamo ka një kujtim të hidhur nga Flamurtari i këtij sezoni, që shënoi plot 5 gola në “Selman Stërmasi”. Sigurisht që në Vlorë do të jetë një sfidë mjaft e fortë dhe blutë duhet të shkojnë atje në kushte më komode se aktualisht dhe me në gjendje psikologji­ke më të mirë. Dhe pastaj është Korabi, një nga skuadrat e kateve të sipërme të tabelës, që po ashtu i ka marrë pikë Dinamos në fazën e parë dhe që duhet ta marrë gjithmonë shumë seriozisht.

GJENDJA E GRUPIT Bluve u shtohen vështirësi­të edhe nga mungesat në ndeshjen e së shtunës. Nuk janë në dispozicio­n Taulant Marku dhe Silvio Vokrri për shkak kartonësh. Po ashtu, për shkak dëmtimi do të mungojnë Patrik Bardhi dhe Amarildo Gjoni. Nga sa është mësuar nga gazeta, do të rikthehen lojtarët që e ndoqën nga tribuna ndeshjen e fundit me Tomorin, Eni Imami, Sabien lilaj dhe Indrit Prodani. Madje, pritet që ndoshta të tre të jenë titullarë në Lezhë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania