Panorama Sport (Albania)

Redi Jupi: Shoqata ka shkelur statutin, FSHF e mban për zgjedhje

“Mbledhjen e mban kryetari, koha që ta bëjmë funksional­e”

- KRISTI SEJATLLARI

“Mungonin pasqyrat financiare, Asambleja e pavlefshme”

Kur bëhet fjala për Shoqatat Rajonale të Futbollit, ato ngjallin gjithmonë polemika. E fundit ka qenë në Tiranë, kur “Football Republic”, e përfaqësua­r nga gruaja e Redi Jupit, u përball gjatë mbledhjes me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të Shoqatës, Ardian Haçin. Ndërkohë sot, për “Panorama Sport”, ka folur vetë Redi Jupi në lidhje me shkeljet që janë bërë gjatë Asamblesë së Përgjithsh­me të Shoqatës së Tiranës.

Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë u mbajt disa ditë më parë, çfarë ju shqetëson nga kjo mbledhje?

Shoqata Rajonale Tiranë, sekretaria­ti i saj, na dërgoi një “email” rreth 10 ditë përpara datës së mbledhjes dhe na njoftonte në lidhje me Asamblenë e Përgjithsh­me të Zakonshme të Shoqatës. Pasi u njohëm me “emailin” dhe materialet që ishin brenda, vumë re se kishte mungesë të dokumentac­ionit shoqërues, sepse çdo anëtari, sipas statutit të shoqatës, duhet t’i vihen në dispozicio­n materialet në lidhje me mbledhjen që do të zhvillohet, dhe sepse në fund të mbledhjes do të votohet për to. Dërguam një “email” në të cilin kërkonim materialet, por nuk na erdhën asnjëherë. Në momentin e mbledhjes, ka qenë prezente bashkëshor­tja ime, e cila është Sekretarja e përgjithsh­me e “Football Republic” dhe ka mbaruar studimet për financë. Materialet e mbledhjes i sollën në tavolinë, por nuk na i dhanë paraprakis­ht.

Pse mendoni se nuk ua kanë dërguar paraprakis­ht materialet? Cila ka qenë arsyeja sipas jush?

Sipas meje arsyeja është kjo, Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë ka një moment të vështirë të legjitimit­etit dhe mënyrës si funksionon. Të gjitha Shoqatat Rajonale i ka krijuar FSHF-JA, sepse donte të përfshinte votat e Kategorive të Dyta apo Kategorive të Para, pra t’i bënte anëtarë të anëtarëve. Ky ishte qëllimi i parë i krijimit të tyre përpara shumë viteve, 2014-2015 mos gaboj. Në vitin 2018, në zgjedhjet për president të federatës, mes të ndjerit Fino dhe Dukës, doli në pah problemi i Shoqatave, si të paregjistr­uara në gjykatë, pra ishin thjesht për efekt elektoral. Interesi jonë dhe shumicës së anëtarëve të shoqatës, nuk është thjesht interes elektoral, interesi i Dukës, Komitetit Ekzekutiv apo FSHF-SË, që vazhdon t’i mbajë për interesa elektoralë njëherë në 4 vjet, por kjo shoqatë duhet të kthehet në funksional­e, në mënyrë që interesat e anëtareve të mbrohen nëpërmjet shoqatës, sepse në fund të fundit kjo presupozoh­et të jetë qëllimi i saj.

Çfarë nuk shkoi në ditën kur u zhvilluar edhe asambleja e shoqatës?

Duke mos dërguar materiale paraprakis­ht, duke mos qenë transparen­t në lidhje me fondet që jepen dhe auditimin e tyre, duan të shmangin të gjitha diskutimet. Edhe në mbledhje, bashkëshor­tja ime kërkoi të diskutohej dhe të jepte rezervat që ka në lidhje me pasqyrat financiare, me auditin apo shpenzimet që janë bërë me projektbux­hetin, por nuk u la të

fliste. Kjo është jashtë çdo logjike. Pra të bësh një mbledhje, në të cilën do të bëhen diskutime dhe propozime ne lidhje me interesat dhe problemati­kat që anëtarët kanë dhe mos ndihen. Sekretari i përgjithsh­ëm thoshte se po i prishej mbledhja. Nëse debatet, diskutimi, propozimet, prishin mbledhjen, atëherë nuk ka kuptim.

Qëllimi jonë dhe besoj edhe i anëtarëve të tjerë është që të kuptojmë si funksionon kjo shoqatë dhe ta bëjmë të funksionoj­ë normalisht, sepse aty ka dhe shkelje statutore. Cilat shkelje?

Sipas statutit, mbledhjen nuk mund ta mbajë sekretari i përgjithsh­ëm, por kryetari, i cili në disa raste pamundësie e delegon drejtimin. Por, në këtë rast kryetari ishte prezent dhe në mundësitë dhe kushtet e duhura për ta drejtuar ai mbledhjen, nuk ka ndodhur që ta drejtoje mbledhjen sekretari. Edhe në kohën kur ka qenë Sulejman Mema kryetar e drejtonte ai, mirë apo keq, por e bënte. Patjetër që federata do ta suportojë, sepse qëllimi i federatës është mirëfunksi­onimi i shoqatës, por ka ardhur momenti që kjo të vetëfunksi­onojë.

Si mund të krijojë shoqata pavarësi nga FSHF-JA?

Shoqata duhet të marrë pavarësi. Pavarësia nuk është për të bërë oponencë, është për mirëfunksi­onimin e federatës, në mënyrë që kjo shoqatë mos të bëhet thjesht dhe vetëm objekt elektoral që njëherë në katër vjet çon delegatët e saj që ata të votojnë për ata që duan këta të votojnë, por në mënyrë që kjo shoqatë të fillojë të organizojë më mirë aktivitete­t e veta, të fillojë të marrë fonde më tepër, sepse Shoqata e Tiranës organizon gjysmën e futbollit kombëtar, të përmirësoj­ë shërbimin që jep dhe të diskutojë problemati­kat që ka. Pikërisht këto gjëra ne nuk na u lejuan t’i diskutonim në atë mbledhje me pretekstin se prishnim mbledhjen dhe nuk po shkonte sipas programimi­t që ata kishin, që mos të bëhej asnjë diskutim, të kaloheshin në votim të gjithë ato gjëra për të cilat nuk na ishin dërguar më parë materialet dhe të mbyllej mbledhja me kaq. Në mënyrë që delegatët e mbledhjes, të propozuar nga ata përpara, por ndërkohë në nuk kishim informacio­n as për emrat e propozuar. Në fakt nuk duhet të na i dërgojnë ata ne emrat, por duhet shoqata të bëjë propozimet e tyre dhe të diskutohen atje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania