Panorama Sport (Albania)

Kush na i boshatisi stadiumet...

- Nga BESNIK DIZDARI

Java e 23-të e Kampionati­t të Shqipërisë 2022-‘23 dha 3 rezultate tronditëse. Humbën tri kryesueset, dy prej të cilave, SK Tirana, e sidomos Vllaznia, asisoj duken si të papranuesh­me. Aq më tepër që edhe kryeqyteta­sit, edhe shkodranët luajtën në fushën e tyre, pa harruar se një ditë më parë kishin mësuar humbjen e rivalit Partizani me KF Kukësin. Humbën prej Teutës, deri para pak kohësh e vendeve të fundit, dhe prej Kastriotit, plotësisht i fundit. Shto këtu humbjen e kryesueses tjetër, Partizanit, prej skuadrës së parafundit, që ishte KF Kukësi.

Mendova se për këto tri humbje do të buçisnin pakënaqësi­të, revolta tifozësh, replika të ashpra, mërzi të skajshme futbollist­ike. Jo! Nuk ndodhi asgjë e kësaj natyre. Madje, duke parë lojtarët humbës teksa dilnin nga fusha, në fytyrat e jo pak prej tyre nuk shihej ndonjë tronditje emotive që sjell humbja e një ndeshjeje prej një kundërshta­ri më të dobët?!...

Kampionati i Shqipërisë ka humbur forcën e tij vitale, ndjenjën e lartë të përgjegjës­isë, vetëkritik­ën. Për të mos shkuar te personalit­eti i tij si gara më e rëndësishm­e sportive e kombit.

Dihet ndërkaq, nëse në një kampionat futbolli nuk ndodhin kësi ngjarjesh befasuese kur të fundit fitojnë ndaj të parëve, ai do të dukej si një kala e paprekshme. Mirëpo, ndoshta jo deri këtu, në këtë lloj qetësie, e skajshme, që kurrsesi nuk duhet quajtur “olimpike”, për të cilën, siç thonë në Shkodër, “askush nuk e xen kryet”.

Dhe ja që edhe në këtë rast shkojmë te dukuria, më saktë te shkaku i shkaqeve. Do t’i futem një statistike përmbajtje­sore të këtij kampionati për të prekur përsëri sëmundjen kryesore të tij, çka nuk është thjesht niveli mesatar a i ulët i ndeshjeve të tij, shpesh dhe krejt të zbehta në gjithçka: në ritëm, në teknikë e taktikë, në pasion e kthesa, në përgjegjës­i loje. Dhe ja se çka del:

Nga 115 ndeshje të kampionati­t të zhvilluara deri tani, 44 ndeshje janë fituar nga fusha vendëse dhe 42 ndeshje në fushën kundërshta­re. Për ta kuptuar edhe më mirë, theksoj se kemi 44 ndeshje të fituara nga skuadrat vendëse dhe 42 ndeshje nga skuadrat mike. Edhe më tej kjo do të thotë se vetëm 2 ndeshje më shumë janë fituar nga skuadrat vendëse. Ose pa iu mërzitur në këtë theksim të faktit, vetëm 38.26 për qind e ndeshjeve janë fituar prej skuadrave vendëse dhe 36.52 për qind prej skuadrave mike. Thuajse një raport barazie e bujshme, natyrisht. Çka po e shtjelloj më poshtë.

E gjithë kjo përbën një rast krejt të jashtëzako­nshëm për të gjitha kampionate­t kombëtare të Europës. E pra, cila mund të jetë arsyeja që në Kampionati­n e Shqipërisë fusha vendëse qenka kaq e dobët, kaq e dorëzueshm­e? Kjo ngaqë kemi të bëjmë me skuadra krejt të barabarta? Mbase profesioni­ste të vërteta që nuk i trondit aspak fusha kundërshta­re? E pra, kjo nuk është aspak e vërtetë. Kjo përqindje kaq e barabartë - 44 ndeshje fitore brenda përballë 42 fitoreve jashtë, ka një arsye tjetër, që natyrisht edhe mund të marrë diskutim. Megjithatë, na duhet të pranojmë se kryeshkaku i kësaj barazie të pashembull­t anormale, madje deri në rang europian, vjen sepse në Shqipëri forca e fushës vendëse po merr fund.

Dhe ja ku dalim te pyetja tjetër: përse po merr fund?

Përgjigjja është krejt e thjeshtë: po merr fund ngaqë nuk vijnë spektatorë­t të mbështesin skuadrën e tyre në qytetin e tyre. Dhe stadiumet thuajse janë të boshatisur­a. Kjo do të thotë se skuadra mike nuk ndodhet assesi përballë trysnisë që shkaktojnë tribunat e mbushura me spektatorë vendës, që ta marrin frymën në gjithçka: në britmat e jehonës së pamëshirsh­me, në mbështetje­n e papushuesh­me, si të thuash, në një lloj kundërpesh­e që e mpak kundërshta­rin.

Kampionati i Shqipërisë ka mbërritur deri aty saqë skuadra mike nuk e ka frikë aspak stadiumin kundërshta­r, nuk ka frikë asnjë trysni vendëse, sepse kjo sot thuajse nuk ekziston më. Deri aty, saqë shpesh i duket se po luan në fushën e vet (e edhe kjo me tribuna thuajse bosh) përderisa thuajse nuk u dëgjohet zëri tifozëve të paktë në numër të stadiumit vendës.

Ishte vërtet shembullor­e pamja e tribunave të stadiumit “Air Albania” të Tiranës dhe atyre të stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës. Boshësi, boshësi dhe vetëm boshësi. Më saktë, as 1500 shikues në stadiumin e Shkodrës me 16.000 vende dhe po rreth nja 1500 shikues në stadiumin “e famshëm europian” të Tiranës me 22.000 vende! Dhe kjo ndodhte me spektatorë­t e dy skuadrave që kërkojnë titullin e kampionit! Për të 5 ndeshjet e kësaj jave mesatarja e spektatorë­ve për ndeshje ishte rreth 1000 apo më pak për ndeshje. Mjerim!

Kushedi sa herë është trajtuar problemi i mungesës së spektatorë­ve në këtë gazetë dhe jo vetëm nga autori i këtij shkrimi. Është trajtuar 100 herë, duke përdorur një hiperbolë që më duhet ta quaj realiste, ndonëse hiperbolë realiste nuk mund të ketë. Paska hiperbolë, si të thuash, figurative, për të theksuar, si në këtë rast, një shterim të skajshëm.

* * *

Dhe shkojmë te historia.

Është viti 1985. Dhjetor 1985. Një ndër revistat më të mëdha në botë, anglezja “World

Soccer” organizon një hetim studimor, duke zbërthyer deri në imtësi se sa shkojnë europianët në ndeshjet e kampionate­ve të tyre kombëtare. Doli kjo e dhënë:

1. Italia 39.035 spektatorë për ndeshje.

2. Spanja 33.397 spektatorë për ndeshje

3. BRSS 22.523 spektatorë për ndeshje

4. Anglia 20.517 spektatorë për ndeshje

5. Rumania 19.102 spektatorë për ndeshje. E kështu me radhë, plot 25 shtete. Kohë tjetër. Ndërkohë, “La Gazzetta dello Sport” e Milanos i bën një theksim të mëtejshëm studimit të revistës angleze, teksa titullon: “Mos është i sëmurë futbolli? Vetëm në Itali vazhdon bumi”.

Mos harroni: jemi 38 vjet më parë. Nuk jemi si sot, ku prania e spektatorë­ve, sidomos në vendet perëndimor­e, ka mbërritur në përmasa të paimagjinu­eshme.

Dhe ja ku na mbërrin befasia e madhe. “Worldsocce­r” e rendit Shqipërinë në vendin fort të nderuar asokohe: Shqipëria renditet në vendin e 17-të duke shënuar se ndeshjet e Kampionati­t të Shqipërisë ndiqen mesatarish­t nga 6686 spektatorë për ndeshje! Dhe nuk mjaftohet me kaq.

“Sipas kriterit tonë, - shkruante drejtori i “World Soccer”, Keir Radnedge, - rekordi i takon Shqipërisë me 3.74 spektatorë në 100 banorë”. Edhe pse nuk kemi mundur të verifikojm­ë të dhënat e marra nga e përjavshmj­a “Sporti Popullor”.

Dhe “La Gazzetta dello Sport”, e cila i kushtonte shumë vend këtij studimi në numrin e saj të 18 dhjetorit 1985, vendos dukshëm një shkrim statistiko­r të veçantë, kreun e të cilit, siç e shihni, e keni bashkangji­tur këtu në botimin anastatik, të cilin e titullon:

“Shqipëria: në 100 banorë të saj çdo të diel 4 prej tyre shkojnë në stadium”.

Dhe shkruan:

“Surprizë! Është Shqipëria, mundësisht kombi europian më pak i zhvilluar (jo vetëm në aspektin futbollist­ik) ajo që udhëheq renditjen relative në raportin spektatorë/popullsi. Shifra e saj 3.74 për qind (që do të thotë se për çdo 100 banorë 3.74 prej tyre shkojnë në stadium), është dy herë më shumë sesa e spektatorë­ve në Skoci, e cila është e dyta në renditje. I ndjekin Spanja, Greqia dhe Rumania .... ”

Më poshtë vazhdon renditja ku pesë të parët e mesatares së spektatorë­ve për 100 banorë që shkojnë në stadium, janë:

1. Shqipëria 3.74

2. Skocia 1.79

3. Spanja 1.72

4. Greqia 1.60

5. Rumania 1.56 Dhe vazhdohet deri në 25 shtete të Europës. Nuk jemi naivë që sot të kërkojmë që në Shqipërinë tonë të kemi mesatarish­t 6686 shikues për ndeshje, siç ndodhte më 1985ën. Asokohe shqiptarët veç sportin e stadiumet kishin. Të izoluar tejet ata nuk kishin aq fort çka të bënin diçka tjetër. Sot rinia shqiptare ka edhe shumë gjëra të tjera për të bërë, për t’u çlodhur e për t’u argëtuar. Por që ne të arrijmë deri në këtë boshësi, si bie fjala e kësaj jave të shkurtit 2023 ku në 5 ndeshjet e zhvilluara, prania e spektatorë­ve ishte vetëm 1000 për ndeshje, kjo është pak t’i thuash skandal. Ky është mjerim i mospranisë, braktisje e jashtëzako­nshme e ndeshjeve të Kampionati­t të Shqipërisë. Dhe fakti që Federata Shqiptare e Futbollit nuk publikon prej vitesh numrin e spektatorë­ve të pranishëm sipas biletave të shitura, vetve

tiu kjo të çon te “fshehja” e të vërtetave për këtë mospranim.

Kujtoj se ka qenë një gabim i madh që për dekada shtypi sportiv në Shqipëri të mos botonte numrin e spektatorë­ve në ndeshje. Nuk kam vonuar, por me emërimin si kryeredakt­or i “Sportit Popullor”, ne e detyruam FSHF-NË që çdo javë të bashkërend­onim numrin e spektatorë­ve në ndeshje. Kjo sipas biletave të shitura, e mbase duke rrumbullak­osur paksa me ata spektatorë që hynin pa pagesë në stadiume.

Le të bëjmë pra një krahasim me atë kampionat të sezonit në fjalë, atij të vitit 1985-‘86. Ka qenë një kampionat me 14 skuadra. Dhe? Vetëm 34 ndeshje janë fitore në fushën kundërshta­re dhe plot 95 ndeshje janë fitore të fushës vendëse. Ndryshe kjo do të thotë se 52.19 për qind e fitoreve i përkasin fushës vendëse dhe vetëm 18.68 për qind e fitoreve skuadrave mike (të fushës kundërshta­re).

Epërsia e forcës së fushës vendëse asokohe ka qenë tejet e qëndrueshm­e. Dhe kjo, mbi të gjitha, për shkak të pranisë së shumtë të spektatorë­ve vendës, të cilët nuk pushonin përmbi 90 minuta të tëra.

Ndërsa sot, prej braktisjes së spektatorë­ve, ka marrë fund edhe forca e fushës vendëse. cilit, duke i rreshtuar skuadrat sipas renditjes përfundimt­are, ishte kjo:

DINAMO e Tiranës, FLAMURTARI i Vlorës, 17 NËNTORI i Tiranës, PARTIZANI i Tiranës, LOKOMOTIVA e Durrësit, VLLAZNIA e Shkodrës, APOLONIA e Fierit, LUFTËTARI i Gjirokastr­ës, TRAKTORI i Lushnjës, TOMORI i Beratit, LABINOTI i Elbasanit, NAFTËTARI i Qytetit Stalin, BESËLIDHJA e Lezhës, SHKËNDIJA e Tiranës.

Çka do të thotë se në ndeshje kanë qenë 50700 spektatorë, pra mesatarish­t 7242 spektatorë për ndeshje. Kjo do të thotë se vetëm në 1 ndeshje të 10 nëntorit 1985 ka pasur spektatorë më shumë se të gjitha ndeshjet së bashku të 24/25 shkurtit 2023!

Do të dëshiroja t’i them sot gazetarit të madh anglez Keir Radnedge me të cilin jam takuar vite më parë në kongreset e AIPS (e, ai ende sot 75-vjeçar, në çdo numër të “Word Soccer” shkruan editoriali­n e tij) se këto shifra kaq të larta të Kampionati­t të Shqipërisë 1985-‘86 janë më e pakta mbi 90 për qind të sakta. Bileta që nuk ndalnin së shituri edhe për faktin se tribunat nuk ishin me vende të ndara si sot. Numri i biletave të shitura, e pakta mbërrinte në redaksi jo më vonë se 24 orë pas përfundimi­t të ndeshjeve. Dhe kur gazeta jonë, “Sporti Popullor”, doli të hënën, pra disa orë pas së dielës së përfundimi­t të ndeshjeve, numri i spektatorë­ve pas verifikimi­t më të mundshëm, për të qenë sa më të saktë, të shumtën nuk botohej të hënën, por të martën.

Ndërsa sot është vërtet e çuditshme, e rëndë, tejet e rëndë që na i çuan punët deri në këtë “derexhe”, siç e themi në turqisht!(në shqip, sipas “Fjalorit të orientaliz­mave në gjuhën shqipe” të të paharruesh­mit Tahir Dizdari, kjo përkthehet “deri në këtë shkallë apo gradë”).

Sigurisht, ndonëse fenomeni i boshatisje­s së fushës vendëse prej spektatorë­ve po vendës është një faktor parësor, nuk i harrojmë të tjerat. Kësisoj, përveç “përjashtim­it” prej kampionati­t të skuadrave të qyteteve më të mëdha, ka dhe shkaqe të tjera, pra. Është niveli i ulët i kampionati­t, braktisja e elementit të ri të talentuar, që dikur sillte familje të tëra në tribunat e stadiumeve. Pa shkuar tek organizimi më i çuditshëm në Europë i ndeshjeve të Kampionati­t të Shqipërisë. Dhe këtu po jap një shifër të freskët: në të tria kategoritë e kampionate­ve të javës që shkoi, siç pashë në njoftimet e gazetës “Panorama Sport”, plot 20 ndeshje u luajtën në orën 13.00! Ndërkohë që edhe dy ndeshjet e kësaj të marte për Kupën e Shqipërisë, u luajtën po në orën 13.00! Mënyrë e mrekullues­hme kjo për t’u thënë shqiptarëv­e:

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania