Panorama Sport (Albania)

Është niveli i ulët i kampionati­t, braktisja e elementit të ri të talentuar, që dikur sillte familje të tëra në tribunat e stadiumeve. Pa shkuar tek organizimi më i çuditshëm në Europë i ndeshjeve të Kampionati­t të Shqipërisë. Dhe këtu po jap një shifër t

-

“Mos shkoni në stadium!” E natyrisht për të mos u merakosur aspak për humbjen deri sa s’ka ku shkon më të të ardhurave nga mosprania e spektatorë­ve në zhvillimin e ndeshjeve.

Edhe për këtë problem të mprehtë kritikat kanë qenë të pafundme. As që duan t’ia dinë. Dhe më e rëndësishm­ja: as që denjojnë të shpjegojnë përse i zhvillojnë 20 ndeshje në orën 13.00 të drekës. Meritojnë rreptësinë e sistemit të dikurshëm diktatoria­l, prej frikës së të cilit as guxoje të veproje kështu. Dhe braktisja e spektatorë­ve shkon paralel me braktisjen që u kanë bërë federatave sportive qeveria, ndonëse ajo ka një ministri edhe për këto punë. I ka lënë të bëjnë çfarë t’u teket. Jo çka kërkon sporti i sotëm modern. Pa harruar se edhe vetë kjo qeveri është një “mbështetës­e” e kësisoj dukurish të padëshirue­shme. Kujto ndërkohë, shpërndarj­en absurde të mbështetje­s financiare të vitit për federatat sportive.

Dhe 20 ndeshje në orën 13.00 për të gjithë, anekënd gjithë Shqipërisë!

Shkova te shumica e ndeshjeve të kampionate­ve të shteteve të tjera të Europës. Kishte vetëm 1 ndeshje në orën 12.30, por 99 për qind të ndeshjeve ishin në orare që varionin nga ora 15.00 e përtej. A vërtet Shqipëria është kaq e zonja, kaq novatore në organizimi­n e zhvillimit të ndeshjeve të kampionati­t të saj saqë do t’i thotë Europës “mësoni prej meje”?

Për më tej “no comment!” Nuk ia vlen. Nën indiferenc­ën e qeverisë shqiptare, prepotenca vetjake po kap majat edhe në sport. Vazhdoni të punoni kështu, për ta larguar gjithnjë e më fort spektatori­n shqiptar prej kampionati­t të tyre kombëtar të futbollit!...

4 MARS BESËLIDHJA – TEUTA VLLAZNIA – TIRANA

RENDITJA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania