Panorama Sport (Albania)

Vershtapen snobon rivalët: Jemi kundërshta­rët e vetes

Lëklerk: Të fitosh në debutim është e rëndësishm­e, por jo gjithçka

- ARTIN LLESHAJ

FORMULA 1/ Piloti i Red Bullit lëshon sfidën para garës në Sakhir

Gjithçka është gati, teksa tashmë jemi futur zyrtarisht në fundjavën e parë të Botërorit 2023 të Formulës 1. Si gjithnjë, ditën e djeshme, në prag të Çmimit të Madh të Bahrejnit u zhvillua edhe konferenca e zakonshme për shtyp e pilotëve. Kampioni në fuqi i botës, Maks Vershtapen, u lëshoi menjëherë sfidën rivalëve që në Sakhir: “Kundërshta­ri i vërtetë për ne jemi vetë ne. Nuk mund të jemi perfektë, por gjithashtu nuk na lejohen gabimet”, ishin fjalët e para të pilotit të Red Bullit. “Kam kaluar një verë të bukur. Jam argëtuar pa menduar shumë për Formulën 1. Më pas fillova fazën e përgatitje­ve”, shtoi më tej holandezi. I pyetur nëse e shikon veten favorit, Vershtapen tha: “Testet kanë qenë pozitive, megjithatë duhet të presim dhe të shikojmë të dhënat që do të marrim këtë fundjave. Ndjesitë janë të mira. Skuadrat që kemi afër mund të na shkaktojnë probleme, por gjithashtu edhe ne mund të jemi një kërcënim për të tjerët”, u shpreh Maks Vershtapen,

kampion i dy sezoneve të fundit në Formulën 1.

LËKLERK - Tepër i karikuar në këtë prag të debutimit sezonal u pa edhe Sharl Lëklerk. Në konferencë­n e djeshme piloti i Ferrarit deklaroi: “Është e vështirë që të dimë saktësisht se në çfarë niveli jemi, pasi këtë gjë do të shikojmë vetëm gjatë

kualifikue­se. Megjithatë, në linja të përgjithsh­me mendoj se ndoshta mund të kemi një diferencë të lehtë pas Red Bullit. Ta nisësh me këmbë të mbarë është e rëndësishm­e, por nuk është gjithçka”, thotë fillimisht Lëklerk, me Ferrarin që një vit më parë fitoi dy garat e para në Bahrejn dhe në Arabinë Saudite, por

më pas Botërori u dominua nga Red Bulli. “Mendoj se zhvillimet që do të ketë makina gjatë sezonit janë më të rëndësishm­e se starti”, shtoi Lëklerk. Zhvillime për të cilat Red Bulli mund të investojë kosto më të ulëta, për shkak se është konsiderua­r fajtor për shkelje duke tejkaluar limitin e buxhetit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania