Panorama Sport (Albania)

Gati revolucion­i, Interi i ri nis nga Lautaro e Asllani

- Përgatiti: NISLI GJINI

Me fundin e sezonit që po afron, është i pa shmangshëm mendimi për të ardhmen dhe tek Interi, e ardhmja duket më e pasigurt se kurrë. Sigurisht që shumë pritet të vendoset nga përmbushja e objektivav­e, me kualifikim­in në Champions League si kushtin primar nga ana sportive dhe ekonomike, por një ndikim të padiskutue­shëm e ka edhe gjendja aktuale e organikës. Duke u nisur nga këto arsye, siç raporton "Corriere dello Sport", drejtuesit po planifikoj­në revolucion për sezonin e ardhshëm, për të cilin ka pak lojtarë që konsideroh­en siguri ose të paprekshëm, ndërkohë që lista e atyre që lënë në ankth zikaltrit është e gjatë.

SIGURITË - Në krye të listës është Lautaro Martinez, lideri teknik dhe moral i Interit dhe varësia ndaj tij është konfirmuar. Pas tij nuk ngelet as Nikolo Barela, që është unik në atë që u transmeton të tijve brenda kuadratit të gjelbër dhe ashtu si sulmuesi shikohet si një nga flamujt e klubit. Në nivelin e tyre po ngjitet edhe Hakan Çalhanoglu. Turku ka treguar që mund të jetë xholi i Inzagit në çdo pozicion të mesfushës, duke bërë që rinovimi të jetë i padiskutue­shëm. Zyrtar është bërë edhe rinovimi i Darmianit, një tjetër shtyllë e skuadrës dhe përveç italianit, një tjetër "veteran" si Mikhitaria­n ka treguar se mund të udhëheqë zikaltrit drejt suksesit. Përballë Darmianit në krahun tjetër, siguria mban emrin e Federiko Dimarkos, ndërsa në fund, por jo më pak të rëndësishë­m, janë edhe dy blerje të këtij sezoni. Onana po konfirmohe­t zgjedhja e duhur për të ardhmen, ashtu si Kristjan Asllani. Pavarësish­t minutave të pakta deri më tani për të, të gjithë kanë besim absolut te potenciali i elbasanasi­t dhe ajo që mund t'i ofrojë Interit në të ardhmen.

DYSHIMET - Lamtumirës së Shkriniari­t pritet t'i bashkohen edhe ato të Handanoviç­it, D'ambrozios, Galjardini­t e me shumë mundësi edhe Belanovës. Për të zgjidhur ngelet ende rinovimi i Bastonit për të shmangur një rast si i Shkrinairi­t dhe ai i De Vrajit, por ndërkohë që mbrojtësit kanë marrë kohën e tyre, Edin Xheko në skadencë kontrate dhe Romelu Lukaku që i përfundon huazimi janë dy pikëpyetje­t e mëdha të zikaltërve. I njëjti diskutim edhe për Açerbin, ndërkohë që Brozoviç, Gosens e Dumfris mund të sakrifikoh­en në merkato.

 ?? ?? Faksimile e vendimit të Bashkisë së Cërrikut, mbi shpalljen “Qytetar Nderi” të Kristjan Asllanit
Faksimile e vendimit të Bashkisë së Cërrikut, mbi shpalljen “Qytetar Nderi” të Kristjan Asllanit
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania