Panorama Sport (Albania)

Inzagi paraqet forcën, klubi: Ndrysho skemën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Simone Inzagi ka fituar Superkupën e Italisë, është në garë në Kupën e Italisë dhe për një vend në çerekfinal­et e Champions-it. Për kampionati­n shanset janë afër zeros, pavarësish­t vendit të dytë të zikaltërve, e megjithatë drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur. Jo për 28 golat e pësuar në kampionat se sa për shtatë humbjet, të cilat kanë ardhur kundër rivaleve si Empoli dhe Bolonja. Për të vlerësuar situatën, trajneri ka pasur një takim në ambientet e klubit. Besim total deri në fund të sezonit është ajo që i kanë garantuar eprorët, të cilët kanë pasur edhe kërkesa të veçanta lidhur me menaxhimin e situatave ekipore.

KËRKESA - Një pikënisje është qëndrimi ndaj ekipit. Në disa raste, Inzagi duhet të përdorë një qëndrim agresiv. Duhet pasur parasysh që Inzagi nuk është një trajner "i butë", por dukshëm nuk ka as egërsinë e Kontes, që tek Interi vlerësohej shumë. Dhe duket qartë se ky i fundit la gjurmë në dy vitet e tij në Pinetina. Rënia e tensionit, qasjet e buta në ndeshje të caktuara, e ndoshta edhe nënvlerësi­mi i kundërshta­rit, si ato që ndodhën në këtë 2023, do ta kishin bërë të zemëruar ishtrajner­in, i cili nuk do t'i lejonte të përsëritej siç i ka ndodhur grupit zikaltër. RROTACION DHE TAKTICIZMA - Qëndrimi prej "të forti" nuk është gjithçka që i kanë kërkuar Simone Inzagit. Ai i beson gjithmonë të njëjtëve dhe drejtuesit pretendojn­ë që të shfrytëzoj­ë më tepër grupin. Një shembull është Asllani që nuk u përdor as në momentin kur mungoi Brozoviçi , të cilin e zëvendësoi (shkëlqyesh­ëm) Çalhanoglu. Inzagit i kërkohet edhe më shumë fleksibili­tet taktik. Interi luan me 3-5-2, por në disa raste drejtuesit do të kishim preferuar një skuadër më ofensive e më në kërkim të golit. Takimi u bë dhe kërkesat janë dhënë. Mbetet për t'u parë reagimi i Inzagit. Ndoshta që të dielën kundër Leçes.

 ?? ?? Simone Inzagi, 46 vjeç
Simone Inzagi, 46 vjeç
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania