Panorama Sport (Albania)

"Inzagi i zoti, Interi në zemrën time"

-

Pasi i shiti Interin familjes Zhang iu rikthye biznesit. Por së fundmi është emëruar si kryetar i federatës së futbollit indonezian me misionin fisnik të eliminimit të trukimeve. Interistët e kujtojnë ende Erik Tohirin, ish-presidenti­n që u largua nga detyra pesë vite më pare, megjithatë edhe dashuria e tij për klubin milanz nuk duket e venitur aspak. Të paktën duke u bazuar në sa ka thënë dhe vetë manjati gjatë një intervistë. I pyetur mbi ecurinë e ekipit të Inzagit, ai tha: "E ndjek akoma Interin. Pak ditë më parë mundëm Porton në Champions. Më mungon shumë atmosfera rreth zikaltërve. Në Itali futbolli është kënaqësi dhe argëtim për të gjithë, e gjithmonë ka familje që shkojnë në stadium. Për momentin nuk e kam në mendje marrjen e ndonjë skuadre, sepse jam i fokusuar në bizneset e mia në Indonezi". Kontaktet me mjedisin zikaltër, sidoqoftë janë të pashmangsh­me. Këtë e pranoi edhe vetë Tohiri, teksa shtoi: "Interi është një familje e madhe dhe për ta ndjekur duhet të qëndroj në Milano. Për momentin nuk e kam të mundur. Tani e mbështes vetëm si tifoz. Për fat të keq nuk kam pasur kontakte kohëve të fundit me Moratin dhe Zhangun. Shkëmbejmë urime për ditëlindje dhe kaq, por gjatë Kupës së Botës takova disa ish-lojtarë të Interit, si Sneijder dhe Materaci e më erdhi shumë mirë." Në fund të intervistë­s, indonezian­i foli edhe për Simone Inzagin, aq shumë të kritikuar së fundmit. "Simone është një trajner i mirë dhe më pëlqen shumë. Ka bërë një punë të shkëlqyer në dy vitet e fundit", u shpreh Tohir.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania