Panorama Sport (Albania)

Kalulu: Te Milani do të doja Mbapenë dhe... Champions-in

“Në vendin e duhur, tregova se vlej mbi 480 mijë euro”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nga telefonata e Maldinit te titulli, rrëfehet francezi

Rikthimi në nivelet që na kishte mësuar, i ndërlidhur me shpërthimi­n e Malik Çaut, ka bërë që Milani të bëjë kthesën. Pier Kalulu, me vetëm 22 vite mbi supe, në një intervistë për “Sportweek” ka folur si veteran për momentin e skuadrës dhe ambiciet e këtyre muajve të mbetur nga sezonit aktual.

Çfarë kujtoni nga zbarkimi juaj te Milani?

Isha pjesë e skuadrës së dytë të Lionit dhe një ditë më telefonuan Maldini me Masaranë për të më treguar entuziazmi­n e tyre rreth meje. Më vunë në dukje disa detaje që mund t’i dinte vetëm dikush që më kishte studiuar mirë. Më premtuan që Milani do të më priste 2 muaj ose 6 apo edhe 1 vit.

Është e vërtetë që ish-ylli i NBA-SË, Toni Parker, ju telefonoi asokohe?

Donte që të qëndroja te Lioni. Kur më telefonoi m’u duk vetja në ëndërr. Akoma më shumë kur tha se me njihte dhe e dinte talentin që kisha. Të kem numrin e tij është një privilegj.

Dhe të mendosh që Milani ju bleu për 480 mijë euro ....

Shifra nuk më ka kushtëzuar kurrë. Ato para nuk i mora unë, e as më takon të gjykoj nëse Milani fitoi një bast me mua apo se sa para humbi Lioni. Unë thjesht jam i lumtur që tregova se jam më i fortë nga sa mendonin njerëzit.

Ta nisim nga raporti me Champions-in?

Me 98 për qind do të kualifikoh­emi në edicionin e ardhshëm. Nëse e keni fjalën për arritjen në çerekfinal­e mund të them se do të jetë e vështirë ndeshja e kthimit me Totenehmin, por njëkohësis­ht nuk duhet harruar se jemi Milani dhe Europa është pjesë e identiteti­t të këtij klubit.

Çfarë dallimesh ka mes një ndeshjeje në Champions dhe në Serinë A?

Unë që nuk jam rritur në Itali, do të flisja për futboll modern, ofensiv, për vrapim dhe duele të forta. 20 minuta në Champions janë shumë herë më të ngjeshura se sa kudo tjetër.

Mos futbolli italian pengohet nga taktikat e shumta?

Varet se kë ke përballë, por është e vërtetë që në Serinë A i kushtohet më shumë vëmendje taktikës. Në Francë mbrohet në bllok, ndërsa në Itali i besohet individit. Duelet një kundër një janë të shpeshta dhe të tilla janë

edhe rreziqet. Nga ana tjetër duhet thënë se kur ndeshen ekipet e mëdha, sfidat ngjasojnë më shumë me ato të Champions-it.

Po me Anglinë mund të bëni ndonjë diferencim?

Unë i shoh kampionate­t si në të njëjtin nivel vështirësi­e,

por futbolli anglez më duket pak më i shpejtë. Atje ka më pak humbje kohe dhe në tërësinë e ndeshjes ndihet një lloj diferencë në aspektin fizik.

Thuhet se paguajnë edhe më mirë në Angli?

Me siguri, por paratë thjesht bëjnë diferencë kur nuk ke. Çmimi i kartonit apo paga nuk të bëjnë domosdoshm­ërish një lojtar të mirë.

Jeni dakord që Milanit i nevojitet një stadium i ri?

Edhe te Lioni skuadra kaloi tek impianti i ri duke lënë “Gerland”-in e vjetër. “San Siro” është edhe më legjendar, por nëse klubi vendos të ndryshojë, atëherë do të thotë te kemi nevojë. Nëse do të nderohet një i ri, atëherë uroj ta shijoj përpara se të largohem nga Milani.

Si u ndjetë për batutën e Mbapesë që zgjidhte Milanin në Itali?

E kush nuk do ta donte në skuadër?! (qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania