Panorama Sport (Albania)

Kieza: Di Maria dhe Pogba, asnjë s’ka më shumë cilësi se ne

“Të lidhim telat e orkestrës, besoj te Champions-i”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ndaj tyre këputi ligamentin, pritet titullar me Romën

Federiko Kieza është gati që të rikthehet tit ullar, pasi luajti disa minuta ndaj Torinos. Kundër Romës për sulmuesin italian do të jetë një sfidë speciale, pasi pikërisht përballë verdhekuqv­e, 1 vit më parë, këputi ligamentin, i cili e bëri të qëndrojë jashtë fushave për 10 muaj, ndonëse kjo vuajtje tashmë është lënë pas shpatullav­e Kieza shpreson se ndaj Romës do të vijnë tri pikë të tjera: “Kur them Roma është normale që mendja të më shkojë tek ai dëmtim që vuajta, por këtë herë dua që të jetë një ndeshje speciale dhe pse jo, të gjej edhe një gol. Do të jetë një takim i rëndësishë­m, por shumë i vështirë, sepse në lojë janë pikë të rëndësishm­e për ne, ashtu sikurse për Romën. Ata për më tepër do të vijnë të nervozuar pas humbjes me Kremonezen dhe do të kërkojnë të bëjnë rezultat ndaj nesh. Por te Juventusi muzika po ndryshon dhe tani duhet vetëm që të lidhim siç duhet kordat, për të vënë orkestrën e plotë në fund. Rikthimi i Pol Pogbasë ofron shumë entuziazëm dhe jo vetëm te tifozët. E pamë se si e pritën ata, por edhe unë, Vlahoviç, Ken jemi të lumtur, sepse Pol është një lojtar që të garanton cilësi, shpejtësi, ndryshim të kohëve të lojës dhe mendoj se me Di Marian mund të bëjnë gjëra marramendë­se mes mesfushës dhe sulmit. Dy lojtarë me një vizion të tillë lojë është më mirë që t’i kesh në skuadër sesa kundërshta­rë. Madje,

mendoj se kemi më shumë cilësi se kushdo tjetër në Itali me Di Marian e Pogbanë, por edhe Rabionë e Lokatelin. Tani duhet vetëm të gjejmë atë koordinimi­n perfekt dhe do të jenë të gjithë shumë herë më të lumtur. Champions-i 10 pikë larg? Po, e kemi parë renditjen, por tani është e kotë që të bëjmë

parashikim­e. Unë di të them vetëm se kam parë Juven që të bëjë gjëra fantastike, e fundit pikërisht ndaj Torinos ku nuk u dorëzuan, pasi kaluam dy herë në disavantaz­h. Prandaj them po, besoj te zona Champions, ndonëse kemi edhe Ligën e Europës si alternativ­ë”, tha Kieza.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania