Panorama Sport (Albania)

Nga Astori te Barreneçea, ja të gjithë të rinjtë që ka “lëshuar” Alegri

-

Kur kanë parë formacioni­n e titullarëv­e për Juventus-torino, shumë prej tifozëve bardhezi do të kenë menduar se ndoshta është bërë ndonjë gabim në listën e dërguar nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” te komisarët e garës, por jo. Enzo Barreneçea ishte vetëm basti i radhës i Masimilian­o Alegrit, për sa u përket të rinjve të talentuar. Trajneri livornez di se si të frymëzojë dhe t’u japë nga një shans futbollist­ëve të rinj që kanë jo vetëm cilësi, por edhe shumë vullnet për të luajtur. Dhe te Juventusi janë disa përveç Barreneçea­s, ndonëse diçka të tillë e ka bërë edhe në aventurat e tij të tjera në Serinë A, nga Kaljari e Milani, por le të hyjmë në specifika.

FEDERIKO MARKETI – Sezoni i parë në Serinë A për Alegrin nis shumë keq: 5 humbje radhazi. Në portë ai lëshon debutuesin Federiko Marketi, të cilit i jep besim të plotë.

DAVIDE ASTORI – Ishte 14 shtator 2008, me Maks Alegrin që habit duke hedhur titullar 21-vjeçarin në qendër të mbrojtjes. I ndjeri Astori nuk zhgënjen, ndonëse në fund Siena mund Kaljarin 2-0.

RAZHA NAINGOLAN – Kaljari luan dhe humb 3-0 në “San Siro” kundër Interit, por më 27 janar 2010 Alegri i dhuroi debutimin e ëndërruar Naingolani­t, i cili po të mos ishte për karakterin e tij joserioz, do të kishte bërë një karrierë të madhe.

ALEKSANDËR MERKEL – Më 6 janar 2010 Alegri zgjedh Merkelin nga skuadra e të rinjve të Milanit, që të luajë titullar ndaj ish-skuadrës së tij, Kaljarit, për të zëvendësua­r as më shumë e as më pak se Klarens Sedorfin.

BRAJAN KRISTANTE – Më 6 dhjetor 2011, radha e Brajan Kristantes nga të rinjtë kuqezi, për të debutuar në Champions, ndaj Viktoria Plzen. Ishte vetëm 16 vjeç e 9 muaj.

ANDREA PETANJA – Edhe sulmuesi debutoi në Champions, në 4 dhjetor 2012-ën kur ishte vetëm 17 vjeç.

MATIA DE SHILJO – Në të njëjtën datë me Petanjën shkel fushën si profesioni­st edhe mbrojtësi, të cilin Alegri e mori me vete edhe te Juvja.

KINGSLEJ KOMAN – Më 30 gusht 2014 surprizon me Komanin, i cili edhe pse erdhi si një përforcim i ekipit të të rinjve, e gjen veten titullar në ndeshjen e parë të kampionati­t, me ekipin e parë.

FEDERIKO MATIELO – Në aventurën torineze bëri shumë të rinj që të lumturohes­hin, ku pas Komanit ishte radha e mbrojtësit Matielo, në kampionat më 9 nëntor 2014.

MATIA VITALE – Më 11 mars 2011 tjetër emër surprizë, sërish në kampionat.

ANDREA FAVILI – Tek ai besonte shumë dhe e propozoi disa herë në minutat finale në sulm, por sulmuesi në 2014-ën nuk e shpërbleu.

MOIS KEN – Një ndër më të fortit edhe sot, pasi jo më kot i dhuroi debutimin në moshën 16 vjeç e 9 muaj (19 nëntor 2016), në kampionat, por i besoi sërish pas tri ditësh, në Champions.

EMIL AUDERO – Sot është portieri titullar i Sampdorias, por ai që i dha reklamën e duhur ishte sërish “Konti Maks” më 30 nëntor 2014.

FABRICIO KALIGARA – Këtë e adhuronte, por edhe pse i dha një shans në Champions, te Juvja, pas asaj ndeshjeje Kaligara humbi si me magji.

HANS NIKOLUSI KALVILJA – I dërguar te Salernitan­a për të bërë stazhin, por është një nga të përkëdhelu­rit e Maksit.

PAOLO GOXI – Më 13 prill 2019 luajti titullar ndaj SPAL-IT, por ishte viti në të cilin do të largohej dhe Goxi humbi më pas.

STEFAN MAVIDIDI – 21 minuta kundër SPAL-IT për sulmuesin, i cili menjëherë pas tyre u transferua në Ligë 1.

MANOLO PORTANOVA – Një 18-vjeçar interesant, por edhe ai në huazim diku larg Juves.

KONI DE VINTER – Nëse nuk do të ishte dëmtuar rëndë në fazën përgatitor­e, do të ishte pjesë e skuadrës së parë këtë sezon.

MATIAS SOULE – Datëlindja 2003 dhe shumë klas në të majtën e tij. Pas debutimit dy vite më parë, Alegri e merr gjithmonë me ekipin e parë.

MARKO DE GRACA – Shijon muzikën e Champions-it në 2021-shin.

FABIO MIRETI – Aktualisht i dëmtuar, por në fillim të sezonit ishte titullari dhe truri i lojës bardhezi, sipas Alegrit.

MARTIN PALUMBO – Tjetër i bekuar nga zgjedhja e trajnerit bardhezi.

SAMUEL ILLING – I mjaftoi një ndeshje këtë sezon, për të shpërthyer në shpejtësi në korsinë e majtë dhe Alegri urdhëroi zgjatjen e kontratës me anglezin. Me 20 minuta fitoi skuadrën e parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania