Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BARCELONËS

-

TER SHTEGEN 6,5 - E habitshme ta thuash se në "Bernabeu" nuk i duhet të bëjë asnjë pritje. Në pjesën më të madhe të ndeshjes është një spektator.

ARAUHO 7 - Kriptoniti i Vinicius, të cilin ai e neutralizo­n edhe një herë tjetër. Bën një markim të rreptë ndaj braziliani­t, duke ia marrë frymën.

KUNDE 7.5 - Benzema është shqetësimi kryesor, por Kunde e sfidon sy më sy bashkëkomb­ësin duke e fituar duelin me të. Monumental, ai kap çdo top të mundshëm në zonën e Barcelonës, gjigant.

MARKOS ALONSO 6.5 - Duket tërësisht i rinovuar që kur filloi ka nisur jetën e tij të re në qendër të mbrojtjes. Ai mbron pozicionin e tij duke lexuar mirë situatat falë eksperienc­ës së pashoqe.

BALDE 6 - Pak gjurmë të pranisë së tij në sulm, sepse natyra e ndeshjes sugjeron një maturi më të madhe. E bën detyrën e tij mjaft mirë, duke iu bindur urdhrave të trajnerit Ksavi.

KESI 7 - I është dhënë mundësia nga dëmtimi i Pedrit dhe po e bën mjaft mirë punën e tij. Rrezikon diçka duke e mbajtur Rydigerin në zonë. I zoti dhe me fat në momentin e shënimit të golit, teksa Ansu Fati i heq të dytin.

BUSKETS 6.5 - Në skadim kontrate dhe me një rinovim të komplikuar të saj, mund të jetë një nga ndeshjet e fundit kundër rivalëve historikë. I qetë, i patrazuar, ai e interpreto­n atë me maturinë e tij të zakonshme.

DE JONG 6.5 - Ai vuan pak presionin e Madridit, nga i cili arrin të çlirohet duke rritur manovrën e lojës së Barcelonës. Është ai dirigjenti i ardhshëm i skuadrës së Ksavit.

RAFINJA 5.5 - Ai nuk arrin të fitojë duelin me Naçon, i cili e merr duke kufizuar efektivite­tin e tij në kundërsulm­e. Nga 72' ANSU FATI 5.5 - Në vendin e gabuar, në kohën e gabuar. I mohon Kesit një gol që mund të kishte vulosur kualifikim­in që në Madrid.

FERRAN TORRES 7 - Zëvendësim­i i një sulmuesi si Levandovsk­i nuk është gjëja më e lehtë në botë. E bën mirë duke luajtur një rol vendimtar në golin e Barçës.

GAVI 6.5 - Ksavi e afroi më shumë me portën kundërshta­re duke e liruar nga detyrat e mbrojtjes për t'i dhënë freski dhe paparashik­ueshmëri fazës sulmuese. Punë e shkëlqyer në të dyja fazat.

KSAVI 7 - Mungesat e tre titullarëv­e të rëndësishë­m si Pedri, Levandovsk­i dhe Dembele peshojnë e megjithatë Ksavi gjen koordinata­t e duhura për të surprizuar Realin. Mbrojtja konfirmohe­t si e hekurt, një parakusht themelor për të përballuar goditjen dhe për të ruajtur avantazhin në funksion të takimit të kthimit në "Camp Nou".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania