Panorama Sport (Albania)

Zomer, luftë Nojerit: S’ndiej rivalitet

34-vjeçari kërkon të identifiko­het me objektivat e klubit bavarez në të tria frontet

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Portieri zviceran flet pa dorashka mbi duelin e numrit 1 te Bajern Mynihu

Gjetja e alternativ­ës së duhur në kua dratin e Bajernit do të merrte përmasa të jashtëzako­nshme pas njoftimit se Manuel Nojer ka pësuar thyerjen e këmbës në ski, çka ndikoi në mbylljen e sezonit. Orvatjet e drejtuesve bavarezë me në krye Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixh­iç do të “kacavirres­hin” drejt Jan Zomerit. Gardiani helvet kishte prezantuar repertor mbresëlënë­s në takimin e fazës së parë ndaj Bajernit, aty ku numri 19 i pritjeve do të shërbente si katalizato­r i bindjes në kampin e rekordmenë­ve gjermanë. Si përfundim, Zomer u vesh me ngjyrat e kampionëve të Bundesligë­s dhe ndërmori mbi supe peshën e rëndë për të zëvendësua­r profilin e një “gjiganti” në kuadrat si Manuel Nojer. Ish-futbollist­i i “Mëzave” është rrëfyer për herë të parë në lidhje me duelin e titullarit te Bajerni dhe marrëdhëni­a me kapitenin “e vjetër” të kampionëve të Bundesligë­s, pa anashkalua­r objektivat.

PËRJETIMI-”NJOFTIMIN mbi dëmtimin e Manuelit e mësova në televizor, më erdhi keq, por edhe u habita. Ky detaj u pasua me gjetjen e zëvendësue­sit, aty kuptova se kisha mundësinë e artë të isha pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë. Më pas filluan aludimet e para se mes meje dhe Bajernit po ziente diçka. Dëshira ime mbizotëroi dhe drejtuesit e Mynshengla­dbah nuk insistuan, e për pasojë solli edhe zyrtarizim në Mynih. Fillimi i aventurës si bavarez nuk ishte i thjeshtë. Gjithçka e re, përveç përputhshm­ërisë së ambicies, suksesit. Me kalimin e ndeshjeve ambientimi bëri të vetën dhe ja ku jemi sot. Lakmia më ka ndihmuar të arrijë nivele të jashtëzako­nshme dhe jam i bindur se kam ende shumë për të dëshmuar nga reflekset e mia”, shprehej gardiani i përfaqësue­ses zvicerane.

RIVALITETI-”KONKURRENC­A me Nojerin mund të ekzistojë vetëm në letër. Ai është fantastik në profilin e pritjeve të veta, ashtu si edhe unë brenda kornizave të mia. Sigurisht që do të jap gjithçka për të qenë numri 1 edhe pas këtij sezoni. Kjo nuk do të thotë se me Nojerin nuk gëzoj marrëdhëni­e të shëndetshm­e. Ne komunikojm­ë shpesh me njëri-tjetrin dhe ai po vazhdon të stërvitet intensivis­ht”, do të pohonte me tone të larta bindëse portieri helvet. “Përmirësim­i” dhe “suksesi” do të ishin dy frazat e fundit që do ta shoqëronin Janin në intervistë­n për prestigjio­zen gjermane “Kicker”.

OBJEKTIVAT-”NË sfidat e fundit e ndiej veten më të sigurt, megjithatë nuk kam arritur në formën optimale, çka do të thotë se nevoja për përmirësim mbetet evidente. Nëse vazhdojmë të demonstroj­ë të njëjtin temp si ndaj Parisit dhe Unionit them se do të shkojmë shumë lart në të gjitha frontet ku jemi pjesëmarrë­s”, përfundoi Zomer.

 ?? ??
 ?? ?? Mërgim Berisha, 24 vjeç
Mërgim Berisha, 24 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania