Panorama Sport (Albania)

Pavar mohon largimin dhe i jep duart Barçës: Nagelsman fenomenal

Mbrojtësi transalpin tregon “të vërtetën” mbi të ardhmen

-

Benzhamë Pavar duket se ka vënë “mend” dhe është dashuruar totalisht me Bajernin. Edhe pse kjo frazë mund të tingëllojë e çuditshme marrë në konsiderat­ë raportin e mbrojtjes me drejtuesit e Bajernit, aty ku sjelljet prej problemati­ku dhe dëshira e largimit qëndronin në piedestal. Ish-futbollist­i i Shtutgarti­t do të analizonte edhe kuptimin e saktë të fjalëve të caktuara që kishte shprehur paraprakis­ht në media të ndryshme. “Unë nuk jam kundër një sfide të re. Ndoshta tani është koha e duhur. Pse të mos zbuloni një vend të ri, një kulturë të re”, ishte deklarata konkrete e 26-vjeçarit për “L’équipe” në nëntor të vitit të kaluar. Rrëfimi i fundit në “Sport 1” ka marrë tjetër panoramë: “Nuk e kam shprehur kurrë dëshirën se dua të largohem nga Mynihu. E di mirë madhështin­ë e Bajernit dhe e konsideroj veten me fat që gjendem në gjirin e tyre. Këtu më pëlqen gjithçka, duke nisur nga ambienti, tifozët e deri te marrëdhëni­a me grupin. S’jam nga ata që largohem nga anija në mes të udhëtimit. Do të jap gjithçka me mish e shpirt që klubi t’i arrijë objektivat dhe tifozët t’i bëjmë të lumtur me konkretizi­min e garave ku jemi aktivë”, shprehej i entuziazmu­ar Benzhamë. Pavar nuk la mënjanë as marrëdhëni­en me Nagelsman: “Juliani është i hapur të diskutojë me çdo lojtar dhe ky detaj të jep mundësi të shprehësh lirshëm ka zhvilluar Benzhamë Pavar me ngjyrat e Bajernit përgjatë sezonit aktual në të gjitha kompeticio­net, e përkthyer me 4 gola dhe 1 asist, jo keq për profilin e mbrojtësit qendror.

problemet apo pakënaqësi­të. Stili i futbollit që ai dëshiron lidhet me prirjet e mia. Përpiqem të mësoj sa më shumë prej tij dhe ta vendos në praktikë. Pozicioni aktual më bën të jem vetvetja, sigurisht e arritur nëpërmjet profesiona­lizmit nga tekniku ynë, i cili di t’i japë gjithkujt atë që meriton”, tha nënkampion­i i botës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania