Panorama Sport (Albania)

14 plumba dhe pusullë për Mesin, ja çfarë fshihet pas sulmit

Leo bëhet çështje politike prej kryebashki­akut Javkin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Qitje me armë ndaj marketit të vjehrrit të “Pleshtit”

Rozario është zgjuar dje nën zhurmën e armëve të zjarrit, që u shkrepën në të gdhirë, në veri të Argjentinë­s. Shënjestra kanë qenë vetratat e një supermarke­ti, i cili mësohet se është në pronësi të familjes së Antonela Rokucos, bashkëshor­tes së Lionel Mesit. Të shtënat nuk kanë qenë aksidental­e, por mesa duket një kërcënim i hapur, ndonëse enigmatik, që lidhet drejtpërdr­ejt me kapitenin e Argjentinë­s. Po, pikërisht kështu, Mesi është kërcënuar nga një bandë mafioze, e cila ka lëshuar si paralajmër­im 14 plumba, por edhe një pusullë që lidhet me sulmuesin e kampionëve të botës. Sipas policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të djeshëm, ku nga një makinë e ndalur përpara marketit kanë dalë dy persona, njëri që ka shkrepur automatiku­n, ndërsa tjetri ka lënë pusullën, e cila është marrë si provë nga forcat e rendit. Në të shkruhej: “Mesi, ne të presim. Javkin është një narkotrafi­kant dhe nuk do të të kujdeset për ty”. Emri i përmendur përveç atij të Mesit është Pablo Javkin, kryebashki­aku u Rozarios, i cili pas sulmit ka reaguar në media lidhur me ngjarjen. “Po, dyqani i goditur është pronë e familjes së Antonela Rokucos, bashkëshor­tes së Lionel Mesit. Autorët mendoj se kanë kërkuar që t’i bëjnë publicitet vetes në një mënyrë të ndyrë, por asgjë më shumë se kaq. Fundja, çfarë mund të bëjë më shumë bujë, nëse godet dhe lidh diçka me emrin e Mesit. Ky do të ishte lajmi i ditës dhe çdo bandë që e ka kryer këtë mendoj se e ka marrë reklamën që kërkonte”. Ndërkohë, edhe shefi i policisë së Rozarios, Ivan Gonzales, ishte dakord me kryebashki­akun Javkin, duke nënvizuar se pusulla ndaj Mesit më shumë sesa një kërcënim është një akt për të tërhequr vëmendje.

Por çfarë mund të fshihet realisht pas këtij sulmi? Disa media në Argjentinë janë thelluar edhe më shumë mbi ngjarjen... Rozario, qyteti i tretë për nga rëndësia në Argjentinë, në vitet e fundit është shndërruar në qendrën e narkotrafi­kut, përveç se qyteti më i rrezikshëm, aq sa vetëm në vitin 2022 regjistroi 287 të vrarë. Autoritet mundohen që të largojnë përgjegjës­inë nga vetja, kjo edhe për faj të mjeteve jo efikase që kanë për të luftuar mafien vendëse. Dhe mbi të gjitha, trafiku i drogës në Rozario duket se drejtohet nga dy kampe, dy banda. E para është ajo që i taksohet kryebashki­akut Javkin, anëtar i politikës së djathtë në vend, ndërsa tjetra i përket guvernator­it të provincës së Rozarios, anëtar i së majtës politike. Dhe ndoshta më shumë sesa për Mesin, ai i djeshmi në Rozario mund të ketë qenë një sulm politik ndaj Javkinit, i cili është edhe mik me Lionel Mesin...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania