Panorama Sport (Albania)

Premier Liga, Junajtid paguan rrogat më të larta

Liverpuli parakalon Sitin, Totenhemi lë pas Arsenalin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Sezonin e shkuar fatura e pagave arriti 384 milionë paund

Mançester Junajtid po paguan rroga më të larta se çdo klub tjetër i Premier Ligës, ndërsa Liverpuli ka parakaluar Mançester Sitin në klasifikim­in e pagave. Ekipet e Premier Ligës kanë zbuluar bilancet e tyre financiare, përfshirë borderotë e rrogave për sezonin 2021-‘22 dhe shifrat tregojnë se “Djajtë e Kuq” janë klubi që paguan rrogat më të larta (384 milionë paund). Sigurisht që skuadra e Junajtidit kishte ende rrogën e Kristiano Ronaldos të përfshirë në bordero, i cili sezonin e shkuar paguhej me 480 mijë paund në javë. Por largimi i portugezit drejt Al-nasr në dhjetor, pasi prishi kontratën me konsensus pas intervistë­s shpërthyes­e për Pirs Morganin, bëri që futbollist­i më i paguar aktualisht në “Old Trafford” të jetë portieri David de Gea (375 mijë paund në javë). Në klasifikim­in e 6 klubeve më të mëdha të Anglisë që ka bërë “The Times”, në vend të dytë renditet Liverpuli, me faturën e rrogave që është rritur me plot 75% që prej vitit 2017. “Reds”-at njoftuan se ata regjistrua­n vetëm një fitim prej 7.5 milionë paundësh bruto sezonin e shkuar, ndërsa kapërcyen rivalët e Mançester Sitit sa i përket borderosë së rrogave. Fryrjen e pagave e kanë shkaktuar kryesisht kontratat e reja që firmosën Endi Robertson, Fabinjo, Xhordan Henderson, Virxhil van Dajk dhe Trent Aleksander-arnold. Mohamed Salah rinovoi kontratën me 350 mijë paund në javë, por kontrata e sulmuesit egjiptian, e cila e bëri lojtarin më të paguar të klubit, nuk është llogaritur në këto shifra. Totali i rrogave të Liverpulit është vetëm 18 milionë paund më pak sesa ajo e Junajtidit sezonin e shkuar, ndërsa në vitin 2017 diferenca ishte 56 milionë paund. 354 milionë paund, që është fatura e rrogave të Sitit, mund të lihet pas nga Çelsi, që nuk i ka publikuar

ende shpenzimet për pagat e sezonit të shkuar. Kevin de Bryjne, i cili fiton 400 mijë paund në javë rrogë bazë, është ndër lojtarët më të paguar në “Etihad”, ndërsa Kai Haverc, me 310 mijë paund në javë, ishte futbollist­i më i paguar në “Stamford

Bridge” sezonin e shkuar. Një tjetër detaj interesant në këtë paradë është se Totenhemi ka paguar më shumë rroga sesa rivalët londinezo-veriorë të Arsenalit. “Spërsat” kanë rritur 66% pagat prej vitit 2017, nga 127 milionë në 209 milionë. Edhe fatura e pagave të

“Topçinjve” është rritur, por nga 195 milionë paund ka shkuar në 206 milionë. Më i paguari në “Emirates” ishte Tomas Partej, por këtë sezon u bë Gabriel Zhezus, i cili firmosi një kontratë prej 265 mijë paundësh në javë pas transferim­it nga Mançester Siti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania