Panorama Sport (Albania)

Eksod tek Arsenali, rrezikon të largohet edhe Granit Xhaka

-

Arsenali po përgatitet për të bërë një revolucion në merkaton e verës. Sipas “The Times”, “Topçinjtë” po përgatiten për të bërë katër blerje, ndërsa numri i lojtarëve që mund të largohen nga “Emirates” mbërrin në 6. Kryesuesit e Premier Ligës janë +5 pikë nga vendi i dytë i Mançester Sitit dhe po bëjnë një sezon fantastik. Ata janë në garë për të fituar titullin në 13 javët e mbetura, ndërsa pjesëmarrj­en në Champions sezonin e ardhshëm thuajse e kanë të garantuar. Me rikthimin në Ligën e Kampioneve, shtohet edhe buxheti në dispozicio­n të Artetës për merkaton. Tekniku spanjoll dëshiron të afrojë dy mesfushorë, një sulmues krahu dhe një mbrojtës të majtë. Deklan Rajs dhe Moises Kaisedo janë dy emrat që janë në fokusin e Arsenalit. Ata mbeten optimistë se do të mposhtin konkurrenc­ën e Çelsit për kapitenin e Uest Hemit, kartoni i të cilit vlerësohet te 80 milionë paundët. Por ata do të rikthejnë interesin edhe për yllin e Brajtonit, Kaisedo. Emra të tjerë të përfolur janë sulmuesi i Napolit, Viktor Osimhen, mesfushori i Lacios, Sergej Milinkoviç-saviç, mbrojtësi i Vajadolidi­t, Ivan Fresneda dhe ai i

Interit, Denzel Dumfris. Por nga

“Emirates” pritet edhe një eksod i vërtetë në fund të sezonit: një emër në krye të listës pritet të jetë mbrojtësi i majtë, Kieran Tirnej. Pas transferim­it të Zinçenkos, mbrojtësi skocez ka bërë vetëm 4 prezenca në Premier Ligë këtë sezon. Dy shitje të mundshme janë edhe ato të Albert Sambi Lokongës dhe Nuno Tavareshit, të cilët janë të huazuar respektivi­sht te Kristal Palasi dhe Marseja. Folarin Balogun, i cili është duke shkëlqyer te Reims, pritet gjithashtu të largohet. Arteta duhet të marrë edhe një vendim për Emil Smith-rou, i cili ka luajtur pak më shumë se 100 minuta këtë sezon për shkak dëmtimi. Dhe në fund përmendet edhe emri i Granit Xhakës, si një kandidat surprizë për t’u larguar në rast se nuk zgjidhet situata e tij kontraktua­le. Kapiteni i Zvicrës mund të largohet me parametër zero në verën e vitit 2024 dhe mund të ikë nëse Rajs dhe Kaisedo i bashkohen Tomas Partejt dhe Zhorzhinjo­s si alternativ­a të Arsenalit në qendër të fushës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania