Panorama Sport (Albania)

Enrike dhe Zidan, kandidatë për të zëvendësua­r Poterin

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Realit të Madridit, në listën e Çelsit për stolin

-

Luis Enrike dhe Zinedin Zidan janë kandidatët favoritë për të zëvendësua­r Graham Poterin në rast se ai do të shkarkohet nga stoli i Çelsit, sipas gazetës katalanase “Sport”. Anglezi është nën presion për shkak të rezultatev­e të dobëta në “Stamford Bridge”, ndërsa ka regjistrua­r vetëm 1 fitore në 11 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol në 6 ndeshjet e fundit, edhe pse Bohli shpenzoi mbi 300 milionë paund në merkaton e janarit. Por pasi pronari amerikan i kishe dhënë besim të pakushtëzu­ar deri në këtë pikë, edhe atij po i soset durimi dhe mendohet se i ka dhënë ultimatum për të bërë kthesën në dy ndeshjet e radhës, kundër Lidsit në Premier Ligë dhe Dortmundit në Champions. Ish-trajneri i Brajtonit ka fituar vetëm 9 ndeshje në 26 ndeshjet e tij në stolin e bluve. Dhe humbja ndaj Lidsit në fundjavë dhe eliminimi nga Liga e Kampioneve të martën mund ta detyrojë Bohlin që të marrë një tjetër vendim drastik 5 muaj pasi shkarkoi Tomas Tuhelin. Nëse Poter do të bëhet viktimë e shkarkimit, “Sport” shkruante se ish-trajneri i Spanjës, Enrike, i cili u largua nga pozicioni i tij si trajner i kombëtares së Spanjës pas Botërorit dhe ish-trajneri i Realit, Zinedin Zidan, do të jenë në listën e

kandidatëv­e për ta zëvendësua­r 47-vjeçarin. Enrike ka qenë edhe trajneri i Barcelonës, ku ka fituar dy tituj kampion në Spanjë, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Mbretit. Ndërkohë që Zizu është ende në pritje të hapit të radhës pasi dha dorëheqjen nga stoli i Realit për herë

të dytë në majin e vitit 2021. Bashkë me dy aventurat e tij në stolin e “Bernabeu”-t, francezi fitoi tre Champions dhe dy tituj kampion. Si Zidan, ashtu edhe Enrike janë përfolur si kandidatë për stolin vakant të kombëtares së Brazilit, por i fundit është tërhequr këtë javë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania