Panorama Sport (Albania)

Nexhipi: Partizani favorit, merr derbin dhe titullin

- DENIS LALA

Partizani dhe Tirana sh kojnë në këtë derbi të dyja të sëmura për shkak të problemeve të shfaqura në ndeshjet e fundit. Të kuqve u duhet një recetë e detajuar kurimi dhe askush më tepër se një ish-kapiten dhe beniamin i tifozëve si Nderim Nexhipi mund ta bëjë këtë. Në një prononcim ekskluziv për "Panorama Sport", drejtori sportiv i Ballkanit flet për suharekasi­t, por ndalet gjatë edhe te Partizani dhe derbi. Ai sheh të kuqtë si favoritë për sfidën e së hënës, teksa shton se pavarësish­t minikrizës, "demat" janë ende aty për titullin.

Si po ecën Ballkani? E keni ende forcën për të përsëritur titullin dhe një sukses të ngjashëm në Europë?

Jemi shumë mirë. Pas këtij sezoni ku u kualifikua­m në grupet e Ligës së Konferencë­s dhe shkruam historinë, besoj se kemi luajtur mirë në të dy frontet. Deri në mbarimin e pjesës së parë të sezonit kemi ndarë kreun me Dritën. Ju e dini sa e vështirë është të luash në dy fronte dhe mund të them se djemtë e kanë bërë shumë mirë. Me nisjen e këtij viti kemi nisur një tjetër sprint, jemi katër pikë para Dritës dhe patjetër që synimi ynë është sërish titulli kampion. E dimë të gjithë se sa e vështirë është që të përsëritet një vit si i kaluari. Sidoqoftë kemi shumë kualitet dhe kemi shumë cilësi në ekip dhe besoj se gjërat do të shkojnë mirë dhe do të arrijmë të marrim titullin kampion. E kemi parë që në futboll çdo gjë është e mundur, këtë vit jemi futur në grupet e Ligës së Konferencë­s dhe shpresojmë të shkojmë sa më larg në Europë edhe në këtë vit.

Do të ketë sërish shitje të ngjashme me atë të Krasniqit?

Pas paraqitjes shumë të mirë në Europë në këtë sezon, patjetër që ka pasur interesim për lojtarët tanë. U largua Krasniqi, ka pasur interes edhe për të tjerë, por kemi vendosur t'i mbajmë deri në verë dhe më pas të shohim. Nëse vijnë ofertat, mund të ketë largime si i Krasniqit. Kemi lojtarë shumë interesant­ë siç janë Rrahmani, Dellova Gripshi, Korenica dhe patjetër Emerllahu. Këta lojtarë janë në listën që me shumë mundësi mund të largohen nga klubi në verë.

E keni ndjekur Partizanin? Si ju duket ecuria e deritanish­me e tyre?

Patjetër që e ndjek kampionati­n shqiptar dhe patjetër që e ndjek edhe Partizanin. Kanë zhvilluar një numër ndeshjesh tumira në këtë vit dhe kanë regjistrua­r një ecuri pozitive. Po luftojnë për titullin kampion. Këtë vit Tirana dhe Vllaznia mendoj se do të jenë konkurrent­et e Partizanit. Do të jetë një luftë e fortë deri në fund. Largimi i Skukës patjetër që po vërehet në ndeshjet e fundit, sepse ai qe bërë lojtar kyç i Partizanit. Sidoqoftë, besoj kanë ende kualitet dhe mund ta fitojnë titullin në fund.

Vuajtën me Vllazninë dhe Kukësin. Çfarë i mungon këtij Partizani?

I kam parë të dyja ndeshjet, mendoj se Partizani po i vuan ende largimet e Bitrit dhe sidomos të Skukës, sepse ishte pikë e madhe referimi. Por kanë akoma cilësi dhe kualitet dhe besoj se do të kthehen në formën dhe ecurinë që kishin.

Çfarë reflekton ajo lëvizje e Kolelës për t'u dorëhequr?

E pashë në media që Kolela kishte dhënë dorëheqjen pas ndeshjes me Vllazninë. Gjithsesi, mendoj se nuk ka qenë e nevojshme dhe në pikëpamjen time ka bërë një punë të mirë deri më tani. Ndoshta ka qenë një lëvizje e nxituar. Tani vjen ndeshja në derbi dhe një fitore me Tiranën i bën gjërat të ndryshojnë shumë shpejt. Djemtë duhet të jenë të motivuar të japin maksimumin dhe të bëjnë më të mirën. Është shumë e rëndësishm­e për ecurinë dhe për tifozët.

Cili prej ekipeve ju duket më favorit në derbi?

Favorit në derbi me patjetër që shoh Partizanin çdo herë. Tirana është një ekip me kualitet, sidoqoftë të kuqtë do të bëjnë çmos për ta fituar këtë sfidë dhe për të marrë atë kthesën e rezultatev­e pozitive pas ndeshjeve jo të mira. Derbi është çdo herë i paparashik­ueshëm, është gjë e mirë që do të luhet në "Air Albania" dhe do të jetë me patjetër një spektakël.

E ka Partizani forcën për të përmbysur Vllazninë në Kupë?

Ishte një mot shumë i keq, i vështirë për të luajtur futboll. 3-1 është një rezultat shumë i mirë i Vllaznisë, por futbollit nuk i dihet. Me 2-0 rikthehet çdo gjë në lojë dhe nuk është e pamundur. Vllaznia është gjithnjë një rival i vështirë. Edhe në kohën time e kemi pasur të vështirë ndaj tyre, pavarësish­t se në atë kohë nuk ka pasur këtë forcë. Partizani gjithnjë ka vuajtur ndaj tyre.

Një lojtar si Kristian Mba e kishit në Kosovë te Trepça dhe e keni ndjekur. Çfarë cilësish ka nigeriani dhe a i ka aftësitë për të zëvendësua­r një lojtar si Skuka?

Mba është një lojtar, që ka bërë mirë këto gjashtë muaj në Superligën e Kosovës. Ka karakteris­tika shumë të mira, por ndryshon kampionati i Kosovës me atë të Shqipërisë. Mendoj se akoma i duhet kohë për t'u ambientuar, ka cilësi si lojtar dhe nëse do t'i jepet koha e duhur do të mund të bëhet një sulmues kryesor te Partizani. Presioni patjetër që është shumë më i madh atje. Trepça është një ekip, që lufton për të mbijetuar në Kosovë, Partizani është tjetër nivel. Por nëse i jepet kohë, besoj se do të ketë ecuri të mirë te kampi i kuq.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania