Panorama Sport (Albania)

Hyrja me kartë ID, ligji e ndalon alkoolin në stadium

- DENIS LALA

Partizani vendosi që ta lu ajë në stadiumin "Air Albania" derbin e së hënës ndaj Tiranës. Për faktin e thjeshtë që zhvillohet në një impiant me kapacitet të madh, edhe prania e tifozëve pritet të jetë mjaft e lartë. Ky fakt e shtyn kompaninë që ka në ngarkim sigurinë, si dhe policinë, të ndërmarrin masa shtesë për sigurinë dhe mbarëvajtj­en e sfidës.

RISIA - Do të kontrolloh­et imtësisht çdo individ, që hyn në stadium, teksa do të ketë edhe një risi në lidhje me biletat, si dhe ata që kryejnë akte vandale në tribuna. Nga sa është mësuar, nuk do të lejohet asnjë tifoz të hyjë pa dokument identifiki­mi në stadium. Jo vetëm kaq, por biletat do të jenë të përcaktuar­a qartë sipas numrave dhe do të jenë të personaliz­uara. Kështu, nëse dikush thyen një stol, përmes saj do të gjendet se cili ka qenë i ulur në atë vend dhe do t'i faturohet dëmi i sendit të thyer. Deri më tani, FSHF-JA e ka llogaritur vlerën e një stoli për një shifër prej 100 eurosh. Kështu, nëse deri më tani fatura e dëmeve materiale u është deleguar klubeve, këtë herë përgjegjës do të jetë individi. Në të gjithë derbet

e kaluara, ka pasur thyerje stolash dhe akte të tjera të dhunshme.

LIGJI PËR ALKOOLIN Kemi parë rëndom që në stadium tifozët të shijojnë nga një gotë birrë. Një fenomen shumë i zakonshëm ky në "Air Albania", aty ku do të luhet derbi i

së hënës në orën 19:00. Por në të vërtetë kjo përbën një shkelje të ligjit. Legjislaci­oni shqiptar i sportit e ndalon tregtimin dhe konsumimin e alkoolit në mjediset sportive gjatë eventeve të tilla. "Ndalohen mbajtja dhe përdorimi në objektet e mjediset sportive dhe gjatë zhvillimit

të veprimtari­ve sportive i fishekzjar­rëve, flakadanëv­e, lëndëve piroteknik­e dhe sendeve të tjera, i armëve të të gjitha llojeve, si dhe përdorimi e tregtimi i pijeve alkoolike", shkruhet në pikën numër 1 të nenit 29 për sendet e palejuara në mjediset sportive.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania