Panorama Sport (Albania)

Teuta në formë, Lorenco Vila: Të mposhtim edhe Vllazninë

Sulmuesi durrsak beson te një tjetër sukses

-

Fitorja me Kukësin u ka rritur moralin durrsakëve që të hedhin një hap drejt raundit gjysmëfina­l të Kupës së Shqipërisë. Për sulmuesin e bluve, Lorenco Vila, skuadra tregoi shpirt gare dhe mori një triumf shumë domethënës. Në një intervistë për “Panorama Sport”, durrsaku ka komentuar momentin e mirë që po kalon skuadra, si dhe sfidën e radhës ndaj Vllaznisë, që do të luhet të hënën në orën 16:00 në Durrës. Ai është i bindur se “djemtë e detit” do të vijojnë me fitore. Lorenco, pas suksesit me Tiranën në kampionat, arritët një tjetër fitore ndaj

Kukësit në Kupë, duke bërë një hap të madh drejt gjysmëfina­les...

Mbyllëm një javë të vështirë, por morëm dy fitore me shumë vlera kundër Tiranës dhe Kukësit. Këto fitore na japin shumë moral. Pozitive është që ekipi të ruajë vazhdimësi­në.

Kemi rrugë të gjatë përpara dhe nuk duhet të festojmë para kohe. Rëndësi ka të vijojmë me këto ritme.

A po rritet besimi në ekip nga ndeshja në ndeshje? Edhe në ato ndeshje që nuk kemi fituar, Teuta ka bërë lojë cilësore, por që ka munguar efikasitet­i. Ne tashmë duhet të jemi me këmbë në tokë, sepse kampionati është shumë i luftuar dhe duhet të futemi në çdo ndeshje me shumë seriozitet për të marrë atë që kërkojmë.

Në radhë është Vllaznia të hënën, sa shanse keni të përsërisni sukseset e fundit?

Skuadra ka punuar fort dhe është e gatshme moralisht e fizikisht për këtë përballje. Vllaznia ka ekip të fortë dhe kjo është një sfidë më e vështirë se ato që kemi kaluar, por do të bëjmë më të mirën duke u futur në fushë për rezultat pozitiv. Është një takim që ka rëndësi të madhe për ecurinë tonë në kampionat.

E shikoni deciziv për vazhdimësi­në këtë takim?

Patjetër që është një ndeshje e tillë. Jemi të vetëdijshë­m se kjo ndeshje ka vlerë të madhe për rrjedhën e mëtejshme të kampionati­t. Ne si lojtar e dimë rëndësinë dhe jemi të bindur se do të vijojmë me fitore. Me këtë formë që kemi arritur, jemi të gjithë optimistë dhe shpresojmë që ndaj Vllaznisë të kemi edhe fatin me vete.

Keni një mesazh për tifozët?

Shpresoj se do të jenë në numër sa më të madh, sepse edhe tifozët e dinë se sa të rëndësishë­m janë për ne. Ata janë një motivim ekstra për ne. Shpresoj se me lojë dhe me rezultate të mira, t’i shpërblejm­ë për përkrahjen që po na japin në çdo ndeshje. ZAMIR QYPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania