Panorama Sport (Albania)

Kaina bëri dopietë, Josa është në “hall” me Balajn

Shkodrani mund ta nisë sërish nga stoli, trajneri në siklet

- ADMIR URUÇI

VLLAZNIA/ Sulmuesi brazilian bindi në sfidën me Partizanin

Dopieta në ndeshjen e parë çerekfinal­e të Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit i ka dhënë një bonus të madh sulmuesit brazilian, Kaina Nunjesh. I rikthyer si titullar pas disa ndeshjeve i lënë në stol, ai tregoi në një takim shumë të rëndësishë­m se mund të jetë pika e referimit në sulmin kuqeblu. Trajneri Mirel Josa kishte preferuar që ta niste me braziliani­n nga minuta e parë ndaj Partizanit, ndërsa sulmuesi i rikthyer më bujë në

Shkodër, Bekim Balaj, qëndroi në stol dhe u fut në fushë në minutën e 75-të, pikërisht kur rezultati ishte 3-1 në favor të kuqebluve. Kaina bëri dy lëvizje të zgjuara në zonë, duke treguar nuhatjen e një sulmuesi goli. Nga ana tjetër, edhe pse cilësitë e Balajt dihen, ai ende nuk është zhbllokuar në nëntë ndeshje që ka luajtur deri më tani mes kampionati­t dhe Kupës. Gjasat janë që Josa të vazhdojë të besojë te Kaina edhe në takimin që do të zhvillohet të hënën në Durrës. Dopieta

e braziliani­t ka futur në “hall” trajnerin, i cili në fakt me zgjedhjet e tij ka dashur të largojë edhe presionin që ka pasur Balaj në këtë periudhë.

STËRVITJA - Ka mjaftuar vetëm një dite pushim dhe Vllaznia i është kthyer dje stërvitjes për takimin e radhës ndaj Teutës në transfertë. Në këtë takim Vllaznia shkon më e kompletuar se kurrë. Rikthimet e Bulatoviçi­t dhe Boshnjakut në 100% të tyre, por gjithashtu Liridon Latifit, kanë ngrohur pamasë Josën. Sinjale pozitive para sfidës ndaj durrsakëve vijnë edhe nga mbrojtësi kroat, Marko Juriç.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania