Panorama Sport (Albania)

Selimaj: Ky do të jetë viti i Vllaznisë

-

Ish-portieri i Vllaznisë, Erind Selimaj, mendon se ky mund të jetë viti i shkodranëv­e. Në një bisedë për “Panorama Sport” ai komentoi ecurinë e kuqebluve deri më tani në kampionat dhe Kupë. “Vllaznia e këtij sezoni ka pas ato ulje-ngritjet e veta. Sigurisht, oshilacion­et e tepërta kanë ndikuar në rezultat dhe në lënien e pikëve, por besoj se kjo ka ardhur nga mungesat dhe dëmtimet. Me atë që kam parë, në çdo ndeshje ka pasur mungesa të rëndësishm­e. Me ardhjen e Balës dhe rikthimin e lojtarëve të dëmtuar besoj se janë një plus i madh për objektivat që kanë”, ka thënë fillimisht Selimaj, ndërsa më pas ka folur edhe për faktin që Vllaznia ka lënë pikë me skuadrat e ashtuquajt­ura të vogla. “Ky është një problem më vete. Lënia pikëve mendoj se ka ardhur nga nënvlerësi­mi që i ka bërë vetë Vllaznia. Pastaj, këto skuadra karikohen shumë, sepse Vllaznia është një emër i madh i futbollit dhe të lë të luash futboll”, theksoi ish-portieri.

TITULLI - I ngacmuar për garën e Vllaznisë në luftën për kreun, teksa Tirana dhe Partizani janë më sipër, Selimaj u shpreh: “Pesë pikë larg Tiranës nuk janë pak, por as shumë. Nuk janë pak për një kampionat si i sivjetshmi, që ka një rivalitet më të madh se në sezonet e kaluara. Unë shikoj rival më të fortë Tiranën, që do të luftojë fort me Vllazninë për të arritur objektivin. Vllaznia ka pasur mundësinë që të jetë në vendin e parë, por besoj se në fund të sezonit do të arrijë njërin nga objektivat që ka. Shpresoj shumë që se do të jetë viti i Vllaznisë dhe rikthimit të titullit. Tashmë e rëndësishm­e është të mos dalin pa pikë ndaj Teutës”, ka thënë Selimaj. Ish-portieri komentoi në fund edhe çerekfinal­en e Kupës ndaj Partizanit. “Ndeshja e parë 3-1 është një rezultat shumë i kënaqshëm, por nuk duhet ta mendojnë se janë kualifikua­r, sepse ndryshe do të dështojnë”. A.URUÇI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania