Panorama Sport (Albania)

Egnatia sulmon vendet e kreut, mungojnë Atanda dhe Paulauskas

Trajneri Tetova pret fitoren ndaj krutanëve

-

Egnatia do të ketë dy mungesa shumë të rëndësishm­e në ndeshjen me Kastriotin. Përveç qendërmbro­jtësit titullar, Sodik Atanda, rrogozhina­sit nuk do të kenë të gatshëm në këtë takim as sulmuesin lituanez, Gytis Paulauskas. Të dy lojtarët kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe janë të detyruar të mungojnë këtë javë. Kjo ia prish jo pak planet trajnerit Edlir Tetova, në prag të një ndeshjeje ku fitorja shihet si objektivi i vetëm i klubit. Egnatia luan një ditë para treshes së kreut: Tirana-partizani-vllaznia, prandaj dhe tri pikë të dielën me Kastriotin, me shumë mundësi do ta ngjisin në vendin e dytë, për të ndjekur 24 orë më pas të qetë ndeshjet e rivalëve. Synimi i klubit është Europa dhe rrogozhina­sit janë pranë ëndrrës së madhe.

HESHTJA - Edhe pse ndodhen në një situatë komode në renditje dhe pranë një rekordi historik, tek Egnatia kanë preferuar të mos prononcohe­n para ndeshjes me Kastriotin, që do të luhet të dielën në orën 13:00 në stadiumin e Rrogozhinë­s. Këtë herë, as trajneri Tetova nuk ka folur si zakonisht, duke respektuar në këtë mënyrë heshtjen për shtyp të vendosur nga klubi, në mënyrë të çuditshme. Një heshtje krejt e panevojshm­e, për më tepër që publiku shumë futbolldas­hës i

Rrogozhinë­s ka dhënë prova se do të këtë skuadër me mbështetje­n e madhe që i kanë dhënë. Mirëpo, tifozët e kanë nevojë të lexojnë atë që duhet të përcjellin përfaqësue­sit e këtij klubi në deklaratat e tyre. Nuk dihet pse drejtuesit kanë vendosur heshtje për shtyp para kësaj ndeshjeje. FATMIR EFICA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania