Panorama Sport (Albania)

Barbosa: Kukësi bën kthesën në Laç

“Arbitri është një nga faktorët që duhet të përmirësoh­et urgjentish­t në futbollin shqiptar”

- VLADIMIR MEMA

Sulmuesi brazilian: Do të marr pak kripë guri kësaj radhe për të hequr syrin e keq

Gabriel Barbosa ësh të sulmuesi kryesor i Kukësit, i cili, edhe pse ka shfaqur probleme me golin, teksa nuk shënon prej muajsh, shihet si një pikë kyçe në repartin e avancuar. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, braziliani flet për ecurinë e tij në radhët e verilindor­ëve, ndërsa i gëzohet vetëm faktit që ka qenë i rëndësishë­m në lojën e skuadrës. Ai nuk është asnjëherë i kënaqur me veten (ka realizuar vetëm dy herë në 15 ndeshje deri më tani në Superiore), ndërsa shpreson që të rikthehet te goli ndaj Laçit, aty ku ka shënuar edhe rrjetën e parë të sezonit, duke bërë edhe një rit special për t’u zhbllokuar. 23-vjeçari ka edhe një apel për arbitrimin, duke shpresuar që të përmirësoh­et urgjentish­t në vendin tonë. Barbosa ka katër muaj e gjysmë që nuk shënon në kampionat (për herë të fundit në fitoren 0-2 ndaj Erzenit më 17 tetor 2022) dhe transferta e së hënës në orën 13:00 në Laç është shumë e rëndësishm­e për vazhdimësi­në e verilindor­ëve.

Gabriel, si po shkon aventura juaj te Kukësi...?

I kënaqur është një fjalë që mundohem ta shmang në këtë moment. E lartë apo e ulët, mund të them që nuk do të jetë kurrë e mirë. Natyrisht që duhet të bëjmë më shumë dhe ekipi

të kthehet te fitoret.

Keni shënuar vetëm dy gola deri më tani në kampionat...

Punoj gjithmonë për të dhënë maksimumin në fushë, por gjërat nuk po më ecin mirë individual­isht. Megjithatë, mendoj se po bëj një punë të mirë në ekip dhe për momentin

është gjëja më e rëndësishm­e.

Si ju duket futbolli shqiptar, në krahasim me vendet e tjera ku keni luajtur?

Nuk kam shumë për të thënë për futbollin shqiptar. Mendoj se është në zhvillim dhe ka shumë për të përmirësua­r...

Flasim për Kukësin, si e shihni pjesën e mbetur të kampionati­t?

Ne po shkojmë me gjithçka në këtë fazë finale, lojtarët në fushë kanë bërë një punë të mirë, stafi ynë teknik gjithashtu. Shpresojmë të ngjitemi në klasifikim, kjo është shumë e rëndësishm­e në këtë moment.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania