Panorama Sport (Albania)

Bylisi i dënuar për triumf, Maçolli: Ia dalim me tifozët

Mesfushori flet si kapiten: S’mund të lëmë më pikë në fushën tonë

-

Bylisi do të kërkojë të dielën në Ballsh rikthimin te tri pikët. Në sfidën që starton në orën 13:00 në stadiumin “Adush Muçaj”, mallakastr­iotët do të bëjnë të pamundurën për të marrë fitoren ndaj Erzenit, në mënyrë që të dalin nga zona e ftohtë. Disfata me Egnatian ka lënë një shije jo të mirë, edhe për atë se Bylisi ishe në avantazh dhe po kalonte një moment të mirë në kampionat. Skuadra ballshiote do të ketë mungesa, pasi qendërmbro­jtësi Aleksandar Damçevski u ndëshkua me të kuq në takimin e fundit me Egnatian. Ndërkohë, Shensoi pret të ketë të gatshëm braziliani­n Loran, i cili ka munguar në dy sfidat e fundit. Në vend të Damçevskit në qendër të mbrojtjes pritet që të luajë Janku, i cili është shumë i rëndësishë­m për mbrojtjen ballshiote prej disa sezonesh. Trajneri i Bylisit ka pasur kohën e mjaftueshm­e për të përgatitur skuadrën dhe për t’u rikthyer te fitorja në kampionat, duke mos humbur terren në tabelën e renditjes. MESFUSHORI - Xhoel Maçolli

mbajti shiritin e kapitenit në sfidën ndaj Egnatias në Ballsh. Mesfushori pogradecar ka fituar një vend titullari prej javësh, duke qenë një nga më të spikaturit në skuadër. Para ndeshjes me Erzenin, Maçolli foli për “Panorama Sport”, duke treguar besimin që ka për një fitore ndaj shijakasve.

“Duhet që të bëjmë maksimumin për të fituar. Me Egnatian luajtëm më mirë dhe humbëm. Tashmë jemi më të bashkuar se kurrë për sfidën që luajmë ndaj Erzenit. Na duhen vetëm 3 pikët dhe kemi punuar shumë gjatë kësaj jave. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të

bëjmë më të mirën dhe ta kalojmë me sukses këtë ndeshje. U bëj thirrje tifozëve tanë që të na mbështesin. Kampionati është i gjatë dhe ndeshje pas ndeshjeje duhet që të bëjmë maksimumin për të mirën e skuadrës”, deklaroi titullari i Bylisit. ERJON SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania