Panorama Sport (Albania)

Pinari: Dinamo, shumë shpejt marka e dikurshme

- FATJON RUPI

Pas gati 20 vjetësh, Luan Pinari rikthehet zyrtar isht te Dinamo, skuadra ku ka nisur futbollin dhe ka bërë karrierë, duke fituar edhe titullin kampion. Ishmbrojtë­si është emëruar pjesë e stafit teknik të trajnerit Dritan Mehmeti dhe gjatë këtyre ditëve ai është parë të bisedojë nga afër me futbollist­ët, duke u përpjekur që t'i motivojë për pjesën e mbetur të kampionati­t, duke nisur nga transferta e sotme me Besëlidhje­n. Në një interviste për "Panorama Sport", ish-kapiteni nuk e diskuton ngjitjen në elitë dhe po ashtu paralajmër­on se shumë shpejt do të kapin nivelin e markës së dikurshme të futbollit shqiptar.

Pinari, një rikthim pas një kohe shumë të gjatë tek ekipi juaj i parë. Si ndiheni?

U bënë gati 20 vjet që kur kam ikur nga Dinamo dhe jam shumë i lumtur për rikthimin, sigurisht. Rikthehem në shtëpinë time, aty ku kam filluar futbollin dhe ku kam fituar. Do të përpiqem me të gjitha forcat për ta ndihmuar Dinamon.

Si e vlerësoni këtë moment delikat që po kalon Dinamon në kampionat?

Si gjithë skuadrat e tjera, edhe Dinamo pati ato problemet e veta, por i ka qëlluar në atë pjesë të kampionati­t, që quhet delikate. Megjithatë, çdo gjë varet nga ne, sepse janë edhe 9 ndeshje dhe siç kemi gabuar ne, mund të gabojnë edhe kundërshta­rët. Kampionati është shumë i fortë, është edhe vetë struktura e tij. E ritheksoj, çdo gjë varet nga skuadra jonë. Edhe pse kemi pasur këto probleme, kam parasysh dëmtimet, skuadra është në gjendje të mirë. Organika e Dinamos na bën që ta vazhdojmë

kampionati­n të qetë deri në fund, sepse vërtet skuadra ka cilësi.

A mund të kthehet Dinamo ajo marka e dikurshme e futbollit shqiptar, pjesë e së cilës keni qenë edhe ju?

Dinamo ka 2-3 vite që po punon për t'u rikthyer ajo marka e dikurshme e futbollit tonë. Ka bërë gabime rrugës, por aty ku punohet edhe gabohet. Jam i bindur se klubi është në rrugë të mbarë. Ne jemi rikthyer te Dinamo, sepse besojmë plotësisht se ajo do të kthehet aty ku i takon. Këtë vit do të bëjmë maksimumin që

ta kthejmë në Superiore. Nuk kemi ardhur pesimistë, por optimistë, duke parë edhe gjendjen e skuadrës.

Si e prisni ndeshjen me Besëlidhje­n, ku ju do të debutoni në stolin blu?

Besëlidhja është një skuadër që ka qenë gjithmonë faktor në futbollin shqiptar, ka qenë edhe në Superiore. Nuk është skuadër për të qenë në fundin e tabelës, ka bërë disa ndryshime në janar dhe më vjen keq sinqerisht që është në atë pozicion. Në fund të kampionati­t uroj që të jetë sërish në Kategorinë e

Parë. Ndeshja do të jetë e fortë, por shpresoj ta kalojmë me sukses.

Cili është gjykimi juaj për rivaliteti­n me Skënderbeu­n dhe Flamurtari­n?

Është një garë treshe e fortë. Mendoj se siç kanë përfituar Skënderbeu dhe Flamurtari këto dy javë, kur Dinamo ka humbur, mund të përfitojmë ne në vazhdim. Kjo e bën garën edhe më të bukur dhe më të paparashik­ueshme. Dinamo është gati, është një emër i madh, ka një organikë shumë të mirë dhe besoj se do të jemi kryesues në fund.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania