Panorama Sport (Albania)

Skema e lojës, ja cila dominon te kuqezinjtë

Nga mbrojtja e Rejës, me braziliani­n pritet një ekip më sulmues

- KRISTI SEJATLLARI

VËZHGIMI/SILVINJO “i paqartë” për modulin, 7 lojtarë përdorin...

Në muajin mars Sh qipëria do të nisë një kapitull të ri, i cili nis me ndeshjen e parë eliminator­e kundër Polonisë, e vlefshme për Europianin e Gjermanisë në 2024-ën, ku kuqezinjtë kanë si objektiv kualifikim­in. Me ikjen e Edi Rejës dhe me ardhjen e Silvinjos, një ndër temat që mbetet për të diskutuar është edhe moduli që braziliani do të aplikojë me ketë grup. Nën urdhrat e italianit Reja, i cili ishte besnik i një skeme mbrojtëse me 3-5-2 dhe në fazën kur ka topin kundërshta­ri kalohej në 5-3-2, Shqipëria kishte luhatje në paraqitje. Duke u nisur edhe nga numri i lartë i mbrojtësve që luajnë në Serinë A dhe jepnin garanci, Reja hoqi rrallë dorë nga ai modul, por edhe pse lojtarët u mësuan, ajo nuk solli ndonjë sukses, sidomos në Ligën e Kombeve në sezonin e fundit. Ndërkohë, gjatë prezantimi­t si trajner i Shqipërisë, kur u pyet nga gazetarët, Silvinjo nuk u përgjigj direkt për modulin që do të aplikojë këtu, kjo për faktin se duhet të njihej edhe me lojtarët. Në Brazil, kur sezonin e kaluar drejtonte Korinthias­in, ai ka luajtur me dy module, 4-2-3-1 dhe në disa ndeshje 4-3-3.

VËZHGIMI

Teksa mbetet për të pritur modulin që do të luajë Shqipëria kur të zbresë në fushë në Varshavë, pasi nuk do të ketë ndeshje miqësore para, “Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim në lidhje me modulin që futbollist­ët e Kombëtares luajnë nëpër klubet e tyre. Disa prej trajnerëve të tyre i kanë qëndruar besnik një moduli, ndërsa ka nga ata që e kanë ndryshuar disa herë, por në tabelën më poshtë është moduli i përdorur më së shumti. Duke i mbledhur në total, rezulton se më shumë lojtarë luajnë me 4-33 në klubet e tyre. Janë shtatë të tillë, duke nisur nga Hysaj, Bajrami, Lenjani, Abrashi, Çokaj, Uzuni dhe Cikalleshi. Ndërkohë, 3-5-2-shin e përdorin gjashtë futbollist­ë: Gjimshiti, Asllani, Ramadani, Muçi, Veseli dhe Strakosha. Ndërkaq, me modulin 4-2-3-1, të cilin e ka përdorur së fundmi te Korinthias Silvinjo, luajnë në klubet e tyre 6 lojtarë: Çekiçi, Broja, Vrioni, Mihaj, Bare dhe Balliu. Po ashtu ka edhe kuqezinj që luajnë me 4-4-2 apo 3-4-3 në klubet e tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania