Panorama Sport (Albania)

Historia e çuditshme, Bogdani nuk luajti se ishte me këpucë blu

Diamanti për Spinelin: I tha Erjonit, ndërro ngjyrën

-

Ish-presidenti i Livornos që simpatizon­te të kuqen

Alesandro Diaman ti, sulmuesi i njo hur italian, i cili në karrierën e tij ka luajtur për shumë klube në Serinë A si dhe me përfaqësue­sen e Italisë, ka treguar një nga momentet më të çuditshme të karrierës së tij, etapën te Livorno, duke përfshirë në historinë e tij edhe ish-sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdanin, i cili ka luajtur për një sezon si i huazuar, ku zëvendësoi Kristiano Lukarelin. Duke folur për “Cronache di Spogliator­io”, Diamanti ka zbuluar se presidenti i Livornos, Aldo Spineli, ishte një person i fiksuar pas besëtytniv­e. Dhe kjo me sa duket i krijoi telashe që në ditët e para edhe Bogdanit, i cili luajti në këtë klub në sezonin 20072008. “Një herë ishte Bogdani, i cili kishte të veshura këpucë blu”, kujton Diamanti. “Para ndeshjes, Spineli vinte në dhomat e zhveshjeve për të folur me futbollist­ët. Si fillim ai iu drejtua Bogdanit dhe i tha: ‘Kush je ti?’, pasi ai kishte ardhur një javë më parë në ekip. Bogu iu përgjigj: ‘Jam sulmues unë, jam Bogdani’. ‘Ah Bogdani, sa i madh je’, i tha, e pastaj shtoi: ‘Jo, ti nuk luan. Me këpucët blu nuk luan se sjell ters’. Kështu, atij iu desh të hiqte këpucët blu”, kujtoi Diamanti episodin e veçantë me presidenti­n e Livornos në ato vite. Spineli ka qëndruar për 21 vite në krye të Livornos, duke mbërritur që në vitin 1999 kur ekipi ishte në Serinë C dhe e ngjiti atë në Serinë A dhe pjesëmarrj­en në Kupën UEFA në 2006-2007. Një ndër arsyet e tersit me ngjyrën blu për Spinelin ishte edhe simpatia që ai kishte për Partinë Socialiste Italiane, e identifiku­ar me ngjyra të kuqe. Ai për një periudhë ishte edhe këshilltar bashkiak i kësaj partie dhe kishte një simpati të hapur për Betino Kraksin.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Alesandro Diamanti
Alesandro Diamanti
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania