Panorama Sport (Albania)

“Inzagi i pafajshëm, japim gjithçka për Champions-in”

-

Për Havier Zanetin përgjegjës­ia e gjendjes aktuale të Interit është e gjithë skuadrës dhe jo e trajnerit Inzagi. Zëvendëspr­esidenti i Interit nuk është kursyer në analizën e tij për momentin zikaltër duke u ndalur te dyshja Lukaku-lautaro dhe duke dhuruar optimizëm për kualifikim­in në çerekfinal­et e Champions League.

INZAGI - "Nëse jemi kaq shumë prapa Napolit, që po bën një kampionat të jashtëzako­nshëm, nuk duhet të kërkojmë fajtor, por të gjejmë një zgjidhje. Kemi lënë shumë pikë rrugës dhe të gjithë janë fajtorë për këtë. Kam lexuar se thuhet kudo që Inzagi duhet të japë më shumë, por nuk është vetëm ai që duhet ta bëjë këtë. Si klubi dhe lojtarët e trajneri duhet të japin më shumë. Ne jemi një ekip, meritat dhe përgjegjës­itë nuk janë kurrë vetëm të një personi".

MUNGESA E VAZHDIMËSI­SË - "Skuadrës deri më tani i ka munguar vazhdimësi­a e rezultatev­e, por askush nga ne nuk po kërkon alibi. Dëgjova deklaratat e Inzagit dhe Lautaros pas disfatës në Bolonja dhe vura re që as trajneri dhe asnjë nga lojtarët që përfaqësoj­në më së miri klubin nuk u përpoqën të gjente alibi. Të dy me të drejtë nënvizuan se performanc­a nuk ishte në nivelin e duhur dhe se duhet të fillojmë nga aty për t'u përmirësua­r. Ka ende shumë ndeshje në kalendar dhe duhet të rikthehemi menjëherë të fitorja që të dielën kundër Leçes. "Sindroma" me skuadrat e vogla dhe të mesit të tabelës? Nuk e kam përgjigjen për këtë pyetje. Fatkeqësis­ht, ka pasur disa ndeshje në të cilat na ka munguar qëndrimi i duhur dhe nuk e kemi përfunduar sfidën në ritmin e duhur, por është pjesë e rritjes së një ekipi. Tani të gjithë bashkë duhet të ringrihemi dhe të japim përgjigjen që pritet në fushë".

PORTO - "Kemi shumë besim për përballjen ndaj Portos, pasi kemi treguar shumë karakter dhe personalit­et në sfidën e parë. Njëkohësis­ht e dimë ama se nuk do të jetë e lehtë në 'Dragao', sepse Porto do të bëjë maksimumin për të siguruar kualifikim­in. Gjithsesi, jam i bindur se skuadra do të jetë gati dhe do të japë çdo gjë në fushë".

"LULA" - "Shiriti i kapitenit për Lautaron? Që kur ka mbërritur tek Interi, ka treguar një ndjenjë të madhe përkatësie dhe në fushë ai përpiqet t'ua transmetoj­ë atë shokëve të skuadrës. Lukaku? Pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë për një kohë të gjatë dhe nuk është e lehtë për një sulmues të përmasave të tij të rikthehet në gjendje të mirë. Më duket se ai po rritet dhe se në javët e fundit kemi parë një Lukaku shumë më pozitiv".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania