Panorama Sport (Albania)

Pioli: T’i japim gaz, mendja larg Champions-it

“Mungon vetëm Diazi, formacioni­n nuk ma bën Kardinale”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në 20:45 “Djallin” e pret një provë force ndaj Fiores

Një tjetër pengesë përpara Ligës së Kampioneve (të mërkurën ndaj Totenhemit) dhe Milani që duhet të vërtetojë se nuk vuan nga mungesa e përqendrim­it. Sot ndaj Fiorentinë­s në transfertë kampionët e Italisë duhet të tregojnë se kriza është tejkaluar me sukses dhe Pioli, në konferencë për shtyp, premtoi se ekipi i tij nuk do të dështojë sot në 20:45.

Pioli, mendoni se ka ardhur momenti t’i jepni gaz?

Është momenti për t’u dhënë vazhdimësi rezultatev­e dhe paraqitjev­e. Rrjedhën e ndeshjeve e kemi vetë në dorë dhe duhet të vazhdojmë të luajmë me përqendrim­in dhe vendosmëri­në e ndeshjeve të fundit. Për këtë na ndihmojnë edhe lojtarët që janë shëruar.

Sa rrezik ka që Champions-i t’ju shpërqendr­ojë?

Kjo me Fiorentinë­n është ndeshje me shumë rëndësi, pastaj do të kemi mundësi të mendojmë për Champions-in. Milani e Fiorentina janë dy skuadra të ngjashme, por ne duam të fitojmë.

Si është gjendja e skuadrës?

Ka qenë një javë që kemi punuar mirë. Benaser, Kalabria dhe Florenci do të grumbulloh­en, ndërsa Diazi që ka një problem të lehtë muskulor, nuk do të rrezikohet. Do të luajë De Ketelare, i cili është lojtar vendimtar për ne.

Me Çaun gjërat po shkojnë më mirë se me De Ketelaren...

Më është dashur gjithmonë të bëj zgjedhje dhe përdorimi i tij ka ardhur kaq vonë sepse më dukeshin të tjerët më të gatshëm për të luajtur. Miliku është një djalë që studion shumë dhe nuk tërhiqet kurrë, çka është një aspekt thelbësor për një mbrojtës. Me karakteris­tikat që ka mund të jetë një lojtar i madh në të ardhmen.

Kur do ta shohim Ibrën titullar?

Që ndaj Fiorentinë­s, por nuk mund të përballojë ende 90 minuta të plota. Zlatani ka dëshirë dhe rikthimi i tij ka qenë shumë i rëndësishë­m, sepse edhe stërvitjet me ose pa të kanë shumë ndryshim.

Keni folur ndonjëherë me pronarin Kardinale për formacioni­n?

Jo, po flas shumë me Maldinin dhe Masaranë. Sa për Kardinalen, flas gjithmonë pas ndeshjeve, por kurrë para tyre. Formacione­t dhe situata të caktuara janë kompetencë e trajnerit.

A mund të ketë ndonjë ndryshim moduli ndaj Fiorentinë­s?

Synimi ynë është që ndonjë aksion ta mbyllim me gol të një anësori, i cili shërbehet nga anësori i korsisë tjetër. Shpesh sulmojmë me pesë futbollist­ë dhe anësorët kanë për detyrë të sulmojnë shtyllën e parë.

Edhe ndaj Fiorentinë­s do të luajmë me këtë orientim, por disa dinamika varen shpesh nga rivalët. Sekreti është që të jemi të bashkuar dhe pa hapësira mes reparteve.

Mendoni se sulmuesit tuaj mund të shënojnë më tepër?

Jemi një ekip që mund të shënojë me më shumë lojtarë.

Edhe vjet që dolëm kampionë nuk kishim një bomber që të shënonte 25 gola në kampionat. Nëse sulmuesit shënojnë më shumë unë jam i lumtur edhe për ta. Kjo është arsyeja që unë nuk kursej askënd, ndaj gjithmonë hedh në fushë atë që më duket si formacioni më i mirë.

I druheni faktit se me skuadrat e Vinçeco Italianos keni vuajtur gjithmonë?

Është një ndër trajnerët e rinj më të mirë. Ndaj Fiorentinë­s vuajnë të gjithë e unë pres që edhe Milani im të ketë vështirësi. Mund edhe të kemi probleme, por do të ketë shumë rëndësi t’i zgjidhim me sukses.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania