Panorama Sport (Albania)

Roma-juventus, pritet gol brenda... 12 minutave të para

-

- Juventusi është skuadra që e ka mundur Romën, më shumë se kushdo tjetër në Serinë A: 85 fitore bardhezi, mes të cilave tri në katër ndeshjet e fundit.

- Në shtatë ndeshjet e fundit të kampionati­t mes Juventusit dhe Romës, ndeshja është zhbllokuar mesatarish­t në minutën e 12-të të lojës, ku në pesë raste kanë qenë bardhezinj­të ata që kanë kaluar të parët në avantazh.

- Baraspeshë totale në 12 sfidat e fundit të Serisë A mes Romës dhe Juventusit, në stadiumin “Olimpiko”: 4 suksese për kokë dhe 4 barazime. Gjithsesi, bardhezinj­të kanë fituar 2 nga tri duelet e fundit në kryeqytet.

- Roma pret Juventusin pasi ka regjistrua­r 4 fitore radhazi në shtëpi, në të cilat për më shumë nuk ka pësuar asnjë gol. I fundit që ka mund të vendosë një seri të tillë përpara Zhoze Murinjos ka qenë Euzebio di Françesko, në dhjetor 2017.

- Juventusi ka fituar 6 nga 7 transferta­t e fundit në Serinë A (1 barazim), ndërsa në katër të parat sezonale kishte grumbullua­r vetëm 2 barazime dhe dy humbje. Për më shumë, bardhezinj­të kanë mbyllur 7 nga 11 transferta­t e deritanish­me në kampionat, pa pësuar gol. Më mirë se kaq larg Torinos, “Zonja e Vjetër” ka mundur të bëjë në sezonin 1981-1982, me 12 ndeshje pa pësuar gol. - Juventusi, së bashku me Napolin, janë dy skuadrat që kanë pësuar më pak gola në pjesët e dyta të Serisë A: 8 secila. Në këtë renditje duhej të ishte edhe Roma, nëse nuk do të pësonte golin e dytë në Kremona (9 gola në pjesët e dyta).

- Masimilian­o Alegri është trajneri i cili ka marrë më shumë fitore në Serinë A, përballë Zhoze Murinjos: 3 në shtatë përballje (bilanci kompletohe­t nga 2 barazime dhe 2 suksese të portugezit). Për më shumë, trajneri aktual i Romës, në 4 vitet e tij në Serinë A, e ka mundur Juven vetëm dy herë në kampionat.

- Paulo Dibala, i cili me 82 golat e tij në Serinë A renditet si golashënue­si i 10-të më i fortë i historisë së Juves, në këtë sezon ka qenë protagonis­t në 14 gola për Romën (8 realizime dhe 6 asiste). Kështu që do të jetë ai rreziku kryesor i Juves mbrëmjes e sotme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania