Panorama Sport (Albania)

Shifrat rrëzojnë optimizmin e Ançelotit pas takimit

-

“Ka qenë një ndeshje e mirë” deklaronte Ançeloti pas humbjes në “Bernabeu” kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit. Një optimizëm që Ançeloti është munduar ta shpjegojë, por që nuk reflektohe­t nga shifrat e Realit të tij, i cili e mbylli takimin pa goditur asnjëherë portën kundërshta­re për herë të parë pas 13 vjetësh. Tri vjet, 5 muaj dhe 13 ditë – 1261 ditë në total – kishte Reali që mbyllte një ndeshje në 90 minuta ka gjuajtur asnjëherë në portë. Ishte 18 shtatori 2019 në humbjen e pësuar në javën e parë në fazën në grupe në Ligën e Kampioneve kur skuadra drejtohej nga Zinedin Zidan. Një mungesë efektivite­ti që bëhet më flagrant në shtëpi, pasi që nga viti 2010 publiku i “Santiago Bernabeu” nuk ka shkuar në shtëpi pa parë një qasje vërtet të rrezikshme nga ana e idhujve të tij. Humbja pa lavdi ndaj Barcelonës erdhi pesë ditë pas derbit kundër Atletikos së Madridit, ku gjithashtu Reali kishte treguar një mungesë efektivite­ti në sulm: vetëm dy gjuajtje në portë. Shifra të ngjashme ishin regjistrua­r më parë në këtë sezon edhe ndaj Majorkës, Vajekanos dhe Vijarreali­t, të gjithë takime të përfunduar­a me rezultat negativ. Kundër Barcelonës, Reali ka zotëruar topin në 64.7% të kohës, por kjo nuk mjaftoi për të çarë murin mbrojtës të Barcelonës, e cila zbriti në “Bernabeu” me një plan krejt të ndryshëm nga ai klasiku i saj: protagonis­te me topin. Pa Levandovsk­in, Dembelenë e Pedrin, Ksavi zgjodhi ta vinte në gjumë ndeshjen e gjatë dhe të çonte një rezultat të mirë në shtëpi; dhe ia arriti përballë pafuqisë së Madridit që nuk e trembi dot Barçën e ardhur pas dy humbjeve radhazi. Ajo kundër Barcelonës (29 krosime, baras me ndeshjen kundër Osasunës) ishte ndeshja e gjashtë në të cilën Reali hodhi më shumë se 20 krosime në zonën kundërshta­re, por nga këto 6 takime, Reali ka fituar vetëm një, atë ndaj Shahtjorit, ku regjistroi dhe rekordin me 36 gjuajtje, 13 prej të cilave në portë. Shifrat e këtij Reali kanë luhatje të mëdha. Mjafton të mendosh se 9 ditë më parë shënonte 5 gola në Liverpul me 6 gjuajtje në portë. Humbja ndaj Barcelonës në shtëpi dhe të dhënat aspak pozitive nga reparti i sulmit kanë lënë një shije jo të mirë. “Kjo ndeshje më jep shpresë për takimin e kthimit në Barcelonë”, vijonte ai pas takimit. Por fillimisht, lojtarët e tij, veçanërish­t ata të sulmit duhet të rregullojn­ë shënjestrë­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania