Panorama Sport (Albania)

Ksavi, “show” me gjyqtarët: Po e bëni në brekë

Tjetër karton i verdhë për sjelljen e tij në zonën e pankinës

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Trajneri i katalanasv­e kapet edhe me Karvahalin: Je budalla

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka qenë protagonis­t absolut në suksesin 0-1 në “Bernabeu” në gjysmëfina­len e vajtjes kundër Realit të Madridit (0-1). Protagonis­t me një taktikë atipike për Barcelonën, duke parkuar autobusin para porte. Protagonis­t edhe në zonën e pankinës me një spektakël, që i kushtoi dhe një karton të verdhë, i dyti radhazi dhe i gjashti në këtë sezon. Numri një i stolit të Barçës e ka përjetuar me mjaft intensitet dhe emocione të forta “Klasiken” në Kupën e Mbretit. Dhe jo në pak raste ai ka dalë nga natyra e tij e komunikimi­t, duke u kapur me të gjithë. Herë me të tijtë, herë me gjyqtarët dhe herë me rivalët, Ksavi nuk ka kursyer asnjë.

GJYQTARËT – Në fokusin e trajnerit të Barcelonës nuk mund të mungonin gjyqtarët. Që pa nisur ndeshja, në Madrid mbizotëron­te një klimë jo shumë miqësore me gjyqtarët për vetë historitë e Barcelonës të bëra publike javët e fundit në mediat spanjolle. Po si të mos mungonin madrilenët, edhe katalanasi­t nuk kanë qenë shumë të kënaqur me gjykimin e Munuera Monteros. Më i ashpri në protesta ka qenë trajneri i Barçës, Ksavi, dhe stafi i tij. Imazhet e “El Chiringuit­o” kanë kapur fragmente nga momenti kur mëritë me tre gjyqtarët në fushë trajneri i Barçës i ka shkarkuar te gjyqtari i katërt. “Gjatë gjithë pjesës së dytë e keni dhj*rë. E keni bërë në br*kë. Çdo vendim pro Realit”, i është drejtuar Ksavi gjyqtarit të katërt.

BUDALLA – Ksavi ka shpërthyer edhe me rivalët e tij, ku debati më i nxehtë ka qenë me mbrojtësin e “Los Blancos”, Dani Karvahal. Ka qenë televizion­i “Movistar+”, i cili ka kapur fragmentet kur Ksavi ka ofenduar mbrojtësin madrilen. Incidenti ka ndodhur në mesin e pjesës së dytë pas një ndërhyrjej­e të gabuar të Karvahalit ndaj Balde. Ksavi i ka kërkuar Karvahalit të mos flasë shumë gjatë takimit. Kjo nuk i ka pëlqyer shumë mbrojtësit që diçka ka thënë dhe ka sjellë reagimin e fortë të Ksavit. “Ti je vetëm një budalla”, i është drejtuar ai Dani Karvahalit.

 ?? ?? Mbrojtja e Barcelonës është një autobus. Benzema gjendet si sanduiç mes mbrojtjes dhe mesfushës së Barcelonës
Mbrojtja e Barcelonës është një autobus. Benzema gjendet si sanduiç mes mbrojtjes dhe mesfushës së Barcelonës
 ?? ?? Foto televizive: Ksavi i irrituar me gjyqtarin e katërt
Foto televizive: Ksavi i irrituar me gjyqtarin e katërt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania