Panorama Sport (Albania)

Junajtidi nuk fiton në “Anfield” prej 2016-ës

-

- Liverpuli është i pamposhtur në 6 ndeshjet në shtëpi të kampionati­t kundër Mançester Junajtidit (3 fitore, 3 barazime) që prej disfatës 1-0 në janar 2016. Është seria më e gjatë pa u mundur nga “Djajtë” në “Anfield” që prej 9 ndeshjeve radhazi 1970-‘79.

- Rekordi i tetë fitoreve të dyfishta gjatë një sezoni të Premier Ligës kundër Liverpulit është rekordi më i thellë i “Djajve” kundër një rivaleje. Ata mund t’i mundin “Reds”-at dy herë brenda të njëjtit sezon për herë të parë prej sezonit 2015-‘16. - Junajtidi ka shënuar vetëm 1 gol në 7 ndeshjet e tyre të fundit në “Anfield” në të gjitha kompeticio­net. Ata mund të dështojnë ta gjejnë rrugën e golit në katër vizita radhazi vetëm për herë të dytë në histori. Për herë të parë ndodhi në vitin 1992. - Mohamed Salah është vetëm 1 gol larg barazimit të rekordit të Robi Faulerit në Premier Ligë (128 gola). Ai është shënuesi rekordmen i Liverpulit kundër Junajtidit (10 gola në të gjitha kompeticio­net, përfshirë 9 në 5 përballjet e fundit).

- Sulmuesi egjiptian ka shënuar të paktën 20 gola në të gjitha kompeticio­net në të gjashta sezonet e tij me Liverpulin. Ai ka realizuar 8 gola në Premier Ligë kundër Junajtidit. Vetëm Alan Shirer (10 gola) u ka shënuar më shumë “Djajve”. - Junajtidi ka fituar 23 pikë që pas Kupës së Botës. Asnjë skuadër nuk ka grumbullua­r më shumë pikë gjatë kësaj periudhe.

- “Djajtë” mund të arrijnë në kuotën e 50 pikëve pas 25 javësh në Premier Ligë vetëm për herë të dytë që prej tërheqjes së Sër Aleks Fergusonit në vitin 2013. Ata arritën kuotën e 53 pikëve në sezonin 2017-‘18 me Murinjon në stol, të cilin e mbyllën në vend të dytë. - Markus Rashford ka shënuar 6 gola kundër Liverpulit që prej sezonit 2017‘18, më shumë se çdo lojtar tjetër bashkë me Herri Kejnin e Totenhemit. Por sulmuesi më i mirë i “Djajve” këtë sezon nuk e ka tundur ende rrjetën në “Anfield”. - Rashford ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e fundit në Premier Ligë. Ai e ka gjetur rrugën e rrjetës në secilën prej 5 ndeshjeve të tij të fundit. Vetëm tre lojtarë të ndryshëm të Junajtidit kanë shënuar në 6 ndeshje radhazi: Rud van Nistelroi (në tri raste të veçanta), Erik Kantona (prill 1996) dhe Kristiano Ronaldo (prill 2008).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania