Panorama Sport (Albania)

Myler me laps e letër: Ja si e kalojmë Dortmundin

33-vjeçari analizon edhe sfidën e kthimit ndaj PSG-SË

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Kapiteni kërkon të evitojë rrezikun përpara “Klasikes”

Gjigantët nga Myni hu do të ngrohin “motorët” në ligën vendëse për javën e 23-të ndaj Shtutgarti­t në transfertë, aty ku dueli me PSG-NË do të shërbejë si matësi i vërtetë i forcës përtej Gjermanisë. Ndarja e kreut me Dortmundin përgjatë javëve të fundit ka bërë që të lëkunden pozitat e bavarezëve rreth një tjetër suksesi të sigurt në ligë. Kjo panoramë është nuhatur edhe nga një veteran si Myler, çka do të thotë se “siguria” e dikurshme ka mbetur nocion i së shkuarës për triumfin në tokën e vet. 33vjeçari ka kërkuar nga të tijtë që të mbajnë të njëjtin temp në lojë sikurse ndaj Unionit, me qëllim diferencim­in nga Dortmundi në majë të tabelës, përpara përplasjes me ta, e planifikua­r në datën 1 prill në “Allianz Arena”.

RIVALËT E PËRBETUAR-”QËLLIMI ynë është të vazhdojmë me formën pozitive, ashtu si vepruam ndaj Unionit. Edhe pse berlinezët nuk janë rivalë i lehtë për t’u thyer, ne ia dolëm, kështu duhet të veprojmë edhe përgjatë javëve të mbetur përpara “Klasikes”. Qëndrimi në krye i vetëm do të na mundësonte komoditet në veprimet tona, pasi presioni nuk do të kishte efekt. Shtutgarti mbetet prova e radhës dhe më pas Augsburgu dhe Leverkusen­i. Gabimet nuk falen, pasi jemi në një pikë ku lëshimi më i vogël mund të kushtojë shtrenjtë dhe mund të hedhë në erë punën e një sezoni të tërë. Nga dueli më verdhezinj­të na ndajnë edhe 4 javë, të shpresojmë se ata do të lëshojnë pe gjatë këtij harku kohor dhe ne nga krahu tjetër do të marshojmë me të njëjtin intensitet si në ndeshjen e fundit”, do të pohonte me ton “ushtarak” Myleri, që përkthehet

si sinjal i qartë ndaj shokëve të ekipit për fokusin.

CHAMPIONS-I-”SUKSESI në Paris na lejoi me të drejtë të kemi avantazh minimal, marrë në konsiderat­ë se duelin final do ta zhvillojmë përpara tifozërisë sonë. Pikërisht kjo e fundit mund të mbartë peshë

të jashtëzako­nshme në arritjen e objektivit, kalimin në çerekfinal­e të Champions-it. PSG-JA gëzon potencial të jashtëzako­nshëm dhe nëse do të thosha se jemi të kualifikua­r do të ishte gabimi më i madh. Rezultati 1-0 nuk të jep garanci, aq më tepër kur e di shumë

mire se ndaj kujt do të luftosh për një biletë në raundin tjetër”, përfundoi mes frazave shqetësues­e kapiteni i rekordmenë­ve gjermanë, si për situatën në Bundesligë, ashtu edhe për kapërcimin e “Princërve” francezë në Ligën e Kampioneve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania