Panorama Sport (Albania)

Nagelsman: Shtutgarti, prova për të kuptuar formën përpara Parisit

Problemet fizike të binomit Mane-sane trazojnë ujërat

-

Bundesliga gjermane do të ndezë sërish projektorë­t, aty ku java e 23- të do të dhurojë të tjera duele interesant­e. Bajerni do të udhëtojë drejt Shtutgarti­t me qëllimin e padiskutue­shëm, sigurimin e tri pikëve dhe ruajtjen e kreut. Trajneri Nagelsman ka kryer rutinën e zakonshme të deklaratës për shtyp, dilemat e aktivizime­ve të Sanes dhe Manes ndaj PSG-SË, përbënin gjenezën e diskutimit, pa anashkalua­r edhe rëndësinë që do të mbartë dueli ndaj Shtutgarti­t, në vigjilje të Champions-it: DILEMA-”SADIO dhe Leroi janë dy komponentë tejet të rëndësishë­m në gjirin tonë dhe mungesa e tyre do të thoshte shumë përpara PSGSË. Lëndimi i Sanes erdhi nga hiçi dhe tashmë diskutimi i aktivizimi­t kërkon kohë dhe përqendrim nga stafi mjekësor nëse gëzon gjendje optimale për t’u përfshire në duelin e sotëm apo jo. As për Manen nuk mund të japë përgjigje fikse. Është fakt se qëndrueshm­ëria e ka karakteriz­uar Sadion, të shpresojmë se ky trend do të vijë në të njëjtën linjë. Seanca e fundit stërvitore dhe takimi do të japin përgjigje konkret nëse ata do

të jenë në dispozicio­n ndaj francezëve”, do të shprehej mes pasigurish trajneri 35-vjeçar. Ishtekniku i Lajpcigut gjeti rastin të lavdëronte edhe paraqitjen e Josip Stanisiçit ndaj Unionit, pasi me shumë gjasa kroati mund të jetë titullar në sfidën e datës 8 mars në Champinons, marrë në konsiderat­ë mungesën e Pavarit si pasojë e kartonit të kuq në “Parc des Princes”. PËRGJEGJËS­IA-”STANISIÇ la përshtypje mbresëlënë­se ndaj Unionit dhe pikërisht ky faktor mund të ndikojë në gjetjen e alternativ­ës së duhur në kthimin e Ligës së Kampioneve. Pozita ku ndodhemi pohon se kontributi i çdo lojtari merr vlerë të theksuar, çka do të thotë se është momenti që gjithë të dëshmojmë se përse e meritojmë të jemi pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë”, tha mes emocionesh, që nënkupton edhe përgjegjës­inë e futbollist­ëve bavarezë mbi arritjen e objektivav­e në këtë pikë delikatë të sezonit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania