Panorama Sport (Albania)

Hoxhallari: Derbin e vendos Hasani, fitorja sjell titullin

- OLSI AVDIAJ

Erion Hoxhallari men don se nëse Tirana fi ton derbin, bardheblut­ë hedhin një hap të sigurt drejt titullit kampion. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ish-kapiteni foli për bardheblut­ë. Lëvizjet në skuadër si dhe çfarë pret nga derbi me Partizanin ditën e hënë.

Erion, prej një sezoni po luani në kampionati­n rumun. Si po shkojnë gjërat në aspektin personal?

Jam në sezonin tim të parë këtu në Rumani dhe po mundohem që të jap maksimumin dhe të marr sa më shumë minuta.

Cilat janë objektivat e skuadrës suaj në këtë kampionat që po vazhdon të luhet?

Objektivat ndryshojnë herë pas here, pasi në fillim ishte arritja e "play off"-it, ndërsa tani kanë ndryshuar rrethanat dhe objektivi është të rrimë në Ligë dhe të luajmë për të arritur vendin e 7-8-të, që të japin mundësi për një ndeshje. Pastaj për të kapur Kupat e Europës.

Ju u larguat në fund të majit, por gjatë kësaj kohe e keni ndjekur Tiranën në kampionat?

Kam pasur mundësi të ndjek disa ndeshje. Kam një opinion personal për rrugëtimin e saj në kampionat.

Çfarë mendoni për oshilacion­et që ka pasur dhe që nuk ka arritur të fitojë dhe të arratiset nga vendi i dytë?

Oshilacion­et mendoj se vijnë për arsyen se kampionati shqiptar është balancuar. Dhe të gjitha skuadrat janë pothuajse në të njëjtin nivel dhe luajnë si të barabarta.

Shehi disa herë këtë sezon ka thënë se largimi i Hoxhallari­t i ka hapur shumë probleme. Çfarë mendoni për këtë deklaratë?

E falënderoj shumë profesor Gesin për vlerësimin dhe konsiderat­ën që ka për mua. Dhe, i uroj suksese në karrierën e tij dhe shpresoj të ritakohemi përsëri në një ekip jashtë Shqipërie, pasi e meriton të drejtojë jashtë. Ai po e tregon me punën e vet, duke e udhëhequr Tiranën drejt titullit të dytë radhazi.

Janë larguar sërish titullarë nga ekipi. Tirana është forcuar apo dobësuar?

Po janë larguar një pjesë e madhe e lojtarëve si ne në verë, por dhe Xhixha me Ismailgeci­n dhe Limajn. Kjo tregon që vitin e kaluar kemi pasur një nga organikat më të mira dhe prandaj ishte dhe ai dominim, kjo sigurisht e dobëson ekipin. Por unë mendoj që dhe në pjesën e afrimeve drejtori Tefik Osmani dhe trajneri me stafin kanë bërë goditjet e duhura. Ata vazhdojnë të

udhëheqin kampionati­n dhe të jenë me meritë në vendin e parë.

Të hënën luhet Partizanit­irana, ndeshja më e mirë e Shqipërisë. Si e shihni derbin e radhës?

Derbin e radhës mendoj se pak më favorite është Tirana. Kjo skuadër ka në favor dy rezultate barazimin dhe fitoren për ta mbajtur diferencën aq sa është ose për t'u shkëputur në 6 pikë. Dhe mendoj se në qoftë se derbin e fiton Tirana, do të jetë një hap i madh drejt titullit. Ndërsa Partizani do të ketë objektivin e vetëm fitoren.

Ju e prekët pak, por cila nga skuadrat fiton në derbin që do të luhet sot?

Derbin e fiton Tirana me rezultatin 0-1 dhe e vendos Hasani me penallti.

Është një pyetje rutinë, por a ju mungon një ndeshje derbi Tirana-partizani?

Derbi është një ndeshje që të dhuron emocione të veçanta. Dhe çdo futbollist do që gjithmonë t'i përjetojë ato emocione sa më shumë herë.

Në fund të këtij kampionati të gjatë, a është Tirana që e fiton titullin këtë sezon?

Tirana fiton derbin dhe hedh një hap te sigurt drejt titullit të dytë rresht.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania