Panorama Sport (Albania)

Bylisi dhe Erzeni, në spital për një pikë

Mehmeti dëmtohet në kokë, Eskuerdinj­a s’i mjafton Shensoit

- ERJON SALIU

Tension nga tifozët e kartonë të kuq, Kahrimanov­iç shpëton miqtë

Polemika, penallti, kapje me duar dhe përplasje kokë më kokë. Kjo ishte panorama e ndeshjes Bylis-erzeni, e cila përfundoi në barazim 1-1. Goli i parë për vendësit u shënua nga Eskuerdinj­a, ndërsa në fundin e lojës, Alan fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Kahrimanov­iç, ndërkohë në minutën e 89-të, loja ndalohet për një përplasje kokë më kokë të Lajthisë dhe Mehmetit, me këtë të fundit që është gjakosur dhe është dërguar me ambulancë në spitalin e qytetit.

PJESA E PARË- Takimi ka nisur vrullshëm për Bylisin, që hidhet shumë shpejt në sulm, ku Zhongo jep shkëndijën e parë. I kujdesshëm Erzeni! Miqtë përpiqen të dalin me Nonaton, por sulmuesi kapet në pozicion jashtë loje, ndërsa në minutat në vijim për ballshiotë­t provojnë fillimisht me Loranin dhe Eskuerdinj­ën dhe më pas tenton edhe Kaçorri, ndërsa Xhika ndërhyn. Ka shumë qarkullim topi nga ekipi i Shensoit, ndërsa miqtë rezistojnë për të mos pësuar gol. Përveç mungesave në qendër të mbrojtjes, ku Krasniqi dhe Sadiku nuk janë, Enk dëmtohet dhe Kapllani bën një zëvendësim të detyruar, teksa hedh në fushë djalin e vet Dejvid. Pjesa e parë mbyllet me tentativën e Kaçorit, i cili e dërgon topin fare pranë shtyllës.

PJESA E DYTË- Nuk ka ndryshime në radhët e ekipeve. Eskerdinja tenton të kapë në befasi Xhikën, por gabon tërësisht me goditjen, pasi topi shkon shumë larg traversës. Ndërsa futja e Ruçit sjell më shumë rrezik në portën e Erzenit. Duhet të vinte minuta e 62-të që vendësit të kalonin në avantazh. Mesfushori hedh një top të bukur në zonë dhe aty Eskuerdinj­a e ul bukur dhe me të majtën mposht Xhikën. Erzeni nuk dorëzohet dhe bën lojën e tij duke u munduar të fitojë terren. Minuta e 84-t do të sillte edhe episodin e radhës. Një krosim për Alanin, i cili godet në ajër, por topi ndalet me dorë nga Lajthia. Kryesori Maletaj akordon penallti. Nga pika e bardhë Kahrimanov­iç merr përgjegjës­itë dhe tregohet i saktë duke baraspeshu­ar ndeshjen. Trajneri Shensoi hedh në fushë edhe sulmuesin Doi, por që nuk ia del të gjejë golin. Minutat e fundit sjellin momente të pakëndshme në “Adush Muçaj”, me Mehmetin e miqve që gjakoset në kokë në përplasjen me Lajthinë e Bylisit

dhe përfundon në spital për të marrë mjekim më të specializu­ar. Ndërkohë që pas 6-të minutave shtesë, ka edhe plot pesë minuta të tjera ku ndeshja mbyllet me një episod të shëmtuar, ku me duar kapen Maçolli dhe Troplini, ndërsa në incident përfshihen edhe tifozë shijakas që hyjnë në fushë, por menjëherë ndërhyn policia dhe situata qetësohet. Me këtë incident të pakëndshëm Bylisi sërish nuk fiton, ndërsa Erzeni merr një pikë me shumë vlerë për mbijetesën në Ballsh.

 ?? ?? Momenti kur policia shoqëron një tifoz të Erzenit i cili u fut në fushë
Momenti kur policia shoqëron një tifoz të Erzenit i cili u fut në fushë
 ?? ?? Mehmeti i Erzenit duke u dërguar me ambulancë në spitalin e Ballshit
Mehmeti i Erzenit duke u dërguar me ambulancë në spitalin e Ballshit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania