Panorama Sport (Albania)

Duamena: Fitore e merituar, ja çfarë më tha gruaja për golat

-

Është pak ta quash lojtari i momentit. Sulmuesi ganez Duamena ka shënuar 6 gola në 9 ndeshjet që ka luajtur për Egnatian. Dje, në fitoren ndaj Kastriotit ai realizoi një dopietë dhe pas ndeshjes ka folur në një intervistë për “Panorama Sport”.

Emocionet tuaja të para mbi dy golat me peshë që shënuat kundër Kastriotit?

Ndihem tepër i gëzuar që fituam plot meritë në fushën tonë, para tifozëve tanë dhe për veten që i shërbeva shumë skuadrës me golat e mi.

Në Rrogozhinë ju quajnë lojtari i momentit, sa ju frymëzon kjo?

Po i shërbej skuadrës dhe ky moment më vjen mirë që kulmon edhe me formën time. Fitorja e ekipit dhe pikët e marra me një lojë të mirë, janë dy gjëra që më duken më të rëndësishm­e se çdo gjë tjetër tani për tani.

Kujt ia dedikoni dy golat që shënuat?

Patjetër skuadrës dhe tifozëve rrogozhina­s. Ishte fitorja jonë e parë për vitin 2023 në fushën tonë dhe e kuptoj se sa e ka ndihmuar si skuadrën ashtu dhe tifozët ky rezultat i merituar që arritëm. E shoh se çfarë atmosfere e mrekullues­hme është edhe tani që po flas me ju.

Statistika­t tuaja individual­e tek Egnatia tregojnë 6 gola në 9 ndeshje. Si do ta komentoni këtë fakt?

Nuk e fsheh që bashkë me objektivat që ka skuadra edhe unë dua të jem në lartësinë e detyrës sime për të shënuar sa më shumë. Statistika­t që ju përmendni nuk e fshehin, por më kuptoni dhe e them me modesti, më japin më shumë frymëzim për ndeshjet e tjera ku më duhet të luaj sa më denjësisht rolin tim.

Kur komunikoni me familjen dhe u tregoni për golat tuaj tek Egnatia, si është reagimi i tyre?

Kanë qenë shumë emocionues­e fjalët e tyre. Veçanërish­t të bashkëshor­tes sime. Vazhdo kështu më thotë. Ti je një profesioni­st i lindur. Po na gëzon e lumturon shumë me formën dhe golat. Ne jemi vërtet krenarë me ty. Këto përgjigje më bëjnë të ndihem vërtet i vlerësuar.

Ndeshja e radhës me Erzenin, si e parashikon­i?

E quaj një skuadër të fortë dhe agresive. Vendoset mirë në fushë. Por ne do të luajmë përballë tyre pa asnjë frikë. F.EFICA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania