Panorama Sport (Albania)

Një nigerian bën shpëtimtar­in, Apolonia “kapërcen” Tërbunin

Gol në të 80’-ën, fierakët fitore pas 4 javësh

-

Frymëmarrj­e edhe për Apoloninë. Pas fitores minimale përballë Tërbunit në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”, kanë lënë zonën “play out”. Ka mjaftuar vetëm një gol i Francis Eneh Ndubuisi për ta kthyer në festë. Një goditje me kokë e afrikanit dhe stresi tashmë kalon në anën e pukjanëve, që ndiejnë rrezikun e rënies.

NDESHJA - Takimi ka nisur me një dominim të lehtë të fierakëve. Në të 9-ën i afrohen golit me një silurë të Gjatës, që pritet në dy kohë nga Vata. Tërbuni reagon pas 8 minutash, kur Mezini driblon Orelesin dhe kur depërton në zonë, gjuan fort me të djathtën. Nëse Harizaj nuk do ta zgjaste dorën e majtë, do të ishte gol. Loja është tejet e balancuar, ndonëse fierakët kanë më shumë “nerv”. Në të 28-ën ama është trau që u bëhet pengesë, pas asaj gjuajtjeje të Khalid. Në minutën e 35-të, Tërbuni pretendon për 11-metërsh. Xhebrahimi rrëzohet në zonë pas një dyluftimi trup më trup me Repajn, por kryesori Demiraj nuk është i këtij mendimi dhe kjo pjesë mbyllet “thatë”. Tërbuni kthehet më i rrezikshëm nga pushimi. Pas topit që merr nga Mezini, Krasniqi driblon Repajn dhe më pas liron të majtën, por Harizaj është i pakalueshë­m. Gardiani fierak u bën thirrje të tijve të ruajnë qetësinë dhe të kenë përqendrim maksimal në prapavijë. Pas këtij rasti, vendësit marrin frenat e lojës, kombinohen bukur mes tyre derisa dalin në zonën pukjane. Aksion

model me më shumë se 60 pasime, që nis nga porta e përfundon thuajse në 22 metrat e fundit pas një faulli të mbrojtësit Peqini. Gjuajtjen e merr përsipër Omeri, i cili gjuan fort me të djathtën, por devijimi i murit ndihmon Vatën. Në të 72-ën krijohet iluzion goli

nga Xhebrahimi, ndërsa në të 80-ën Ndubuisi ia del realisht. Omeri fiton një goditje këndi, që harkon mjeshtëris­ht në shtyllën e parë. Maksuti vetëm sa e prek topin duke e devijuar për në shtyllën e dytë, aty ku zhytet i tëri mbrojtësi Ndubuisi duke tundur rrjetën.

Shpërthen në festë e gjithë pankina fierake. Apolonia administro­i me lehtësi lojën pas avantazhit, ndërsa Tërbuni ishte i dorëzuar për të kaluar mesin e fushës. Fierakët marrin fitoren që mungonte prej katër javësh, ndërsa pukjanët nuk ngrenë kokë. HILMI SALIU

 ?? ?? Festa e fierakëve pas përfundimi­t të ndeshjes
Festa e fierakëve pas përfundimi­t të ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania