Panorama Sport (Albania)

Korabi gjen kthesën, Besa proteston për penallti

-

Ajo goditje dënimi e Tabakut përplaset fillimisht në tokë dhe nuk ndalet nga asnjë lojtar i Besës, has në një prekje të lehtë të Selmanit dhe më pas zhytet në rrjetë nga Beshiraj. Një gol “me të ngecur”, por me shumë peshë për Korabin. Gjejnë më në fund kthesën, pas katër javësh vuajtjesh. Mundën pikërisht Besën, që në fund ka protestuar për një 11metërsh. Dibranët e kishin marrë seriozisht këtë takim. Një tjetër gabim, nuk mund t’ia falnin vetes. Nuk e patën të lehtë dhe sidomos me një terren të rënduar nga shirat e rënë gjatë natës. Pas disa tentativas­h, në të 16-ën gjetën avantazhin. Gati 10 minuta më vonë, kavajasit i afrohen barazimit. Dalipi hedh një top të gjatë për Veriun, që pasi shmang mbrojtjen, “djeg” në shpejtësi edhe portierin. E megjithatë, Qyrani e ndal. Ka pretendime për penallti, por Blerim Ziri nuk sheh faull. Në të 28-ën Keko për pak sa nuk dyfishoi kur Dragoi i dha një top të artë, por u ndal nga traversa. Miqtë nga Kavaja shtojnë sulmet dhe kërcënojnë seriozisht portën e Qyranit, por hezitojnë në finalizim. Në të dytën, kavajasit ishin më superiorë. Administru­an lojën dhe rrezikuan me Onuh dhe Hoxhën, që ishin tejet aktivë. Loja u zhvillua e rëndë, gjë që e tregojnë dhe kartonët e shumtë akorduar dy ekipeve. Plot 6 kartonë, nga tre për secilin ekip. Korabi arriti ta mbronte deri në fund fitoren, edhe pse Besa ishte

më superiore gjatë pjesës së dytë dhe e mbylli Korabin në gjysmëfush­ën e vet. Gjithsesi, kavajasit nuk arritën të barazonin takimin, i cili u mbyll me fitoren minimale të dibranëve. FATMIR ZHUZHI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania