Panorama Sport (Albania)

Ferraj “skuq” Luzin, Turbina e bën sefte

-

Nuk ka fitues dhe as gola në Luziturbin­a. Ishin cërrikasit që diktuan me lojë për gati 79 minuta, ndërsa vendësit u “zgjuan” kur mbetën me 10 lojtarë. Rastet më të shumta për çudi i krijuan pas daljes me karton të kuq të Nertil Ferrajt. Ndeshja starton mirë për miqtë, që janë dukshëm më kërkues. Për 7-8 minuta ushtojnë presing dhe gati-gati hutojnë vendësit. Por vetëm kaq. Fiks pas minutës së 10-të, ndeshja baraspesho­het dhe luhet kryesisht në mesfushë. Rasti i parë do të shënohej në minutën e 16të, atëherë kur Zani godet në hyrje të zonës e Mati grushton. Në minutën e 26-të, përgjigjen kavajasit. Cahani nuk përfiton dot të ndryshojë drejtimin e topit, ndonëse ndodhej ngjitur me portën. Para se të mbyllej kjo pjesë, Spahiu lëshon një predhë nga 25 metra dhe për pak sa nuk shënon. Rroku grushton me vështirësi dhe e çon në goditje këndi. Pjesa e dytë do të ishte edhe më e fortë. Kampionati ka hyrë në një fazë, ku çdo pikë bën diferencën. Luzi dhe Turbina luajnë më hapur. Fillimisht është Merdini që “qeth” shtyllën pingule, ndërsa pak minuta më vonë përgjigjet Zani. Të dyja rastet nuk e sjellin golin, ndonëse sulmet dhe kundërsulm­et vazhdojnë. Në minutën e 79-të ndryshojnë balancat, por ato numerike. Një zënkë mes Ahanonu dhe Ferraj sjell të kuq. Kapiteni i Luzit shtyn me dorë në fytyrë sulmuesin e

Turbinës dhe për gjyqtarin është direkt karton i kuq. I futur në pjesën e dytë, Çuçka i jep tjetër impuls lojës, por jo rrjetën e shumëpritu­r. Edhe Spahiu mundohet në limitet e kësaj ndeshjeje, por “shënjestra” mungon. FERRIZ FERRIZAJ

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania